3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çokollata e zezë parandalon infarktin

Më të lexuarat

Studiuesit e ”Monash University de Melbourne” në Australi konfirmojnë të mirat e konsumimit të rregullt të çokollatës së zezë për parandalimin e infarkteve. Studimi u publikua në ”British Medical Journal’ dhe tregon efekte pozitive nga çokollata me përqendrim të fortë kakaoje.

Konsumi i përditshëm, për një periudhë 10-vjeçare, i 100 gramë çokollate që përmban të paktën 70 për qind kakao do të mundësonte gjithashtu shmangien e 70 aksidenteve kardiake fatale dhe 15 jo fatale në një popullsi prej 10 000 personash.
Çokollata është e pasur me polifenol, antioksidues i fuqishëm natyror që ul stresin dhe redukton rreziqet kardio-vaskulare, tumoret dhe sëmundje të tjera kronike./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit