16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tiranë, zbulohen 250 kg hashash në qendër të Kombinatit

Më të lexuarat

Një superaksion i komisariatit 6 në Kombinat ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie te konsiderueshme prej 250 kg hashashi ne këtë lagje periferike të Tiranës.

Burime nga komisarjati numer 6 i thanë A1 REPORT se droga u gjet brenda një banese në qendër të Kombinatit. Policia ne kuader te operacionit te koduar ‘Poker’ ka vene ne pranga shtetasit Maltin Flata, Haxhi Cani dhe Valter Lico, ndersa dy persona te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur jane shpallur ne kerkim.

Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 3 mujor ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët bashkëpunonin për trafikun e drogës.
Policia bën të ditur se lënda narkotike vinte nga Malësia e Vlorës dhe ishte fshehur në një furgon me targa tirane në një shtëpi që trafikantët e kishin marrë me qera.
Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit