Bursa e Athinës humbet një kompani, por fabrikat e saj do të mbeten. Gjithashtu në lajmet nga biznesi, një marrëveshje për gazsjellës për Moldavinë dhe Rumaninë dhe marrëveshje në rajon me Rusinë dhe Kazakistanin.
Kompania më e madh e Greqisë sipas vlerës së tregut, Coca Cola Hellenic, njoftoi të enjten se do të transferojë selinë e saj në Zvicër dhe do të zhvendosë aksionet e listuara të kompanisë nga Bursa e Athinës në Londër. Fabrikat e Coca Cola-s do të vazhdojnë të funksionojnë në Greqi.