0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

CNN nxjerr nga puna një bashkëpunëtor për komentet pro-palestineze

Më të lexuarat

Televizioni amerikan CNN ka nxjerrë nga puna bashkëpunëtorin Marc Lamont Hill, për shkak të një fjalimi që kishte mbajtur për Palestinën në Kombet e Bashkuara (OKB).

Pas vizitës në Palestinë, Lamont Hill kishte folur të mërkurën në një takim organizuar në OKB me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Dhe pas këtij fjalimi ai humbi edhe punën në CNN.

Marc Lamont Hill tashmë nuk punon më në CNN”,- tha zëdhënësja e televizionit CNN, Barbara Levin pa bërë një deklaratë të qartë mbi arsyet e përjashtimit të bashkëpunëtorit nga puna.

Duke folur të mërkurën në OKB, Hill kishte tërhequr vëmendjen në vështirësitë ditore të palestinezëve dhe kishte përdorur shprehjen: “Palestina e lirë nga lumi në det“.

Grupet pro-izraelite u kishin bërë thirrje universitetit “Temple”, ku Hill është profesor dhe televizionit CNN, me të cilin bashkëpunonte si analist, që ta përjashtonin atë nga puna.

Universiteti “Temple” në deklaratën e tij thotë se “Ato që Lamont Hill ka thënë në OKB, kanë të bëjnë vetëm me atë. Ai atje ka folur si një shtetas i lirë dhe fjalët që ka thënë janë të mbrojtura nga Kushtetuta”.

E ndërsa universiteti veproi në këtë mënyrë, televizioni CNN nuk u rezistoi dot presioneve dhe preferoi të anulojë kontratën me bashkëpunëtorin Lamont Hill.

Reagimeve që pasuan, Lamont Hill u dha përgjigje nga Twitter.

“Unë e mbështes lirinë e Palestinës, mbështes vetëvendosjen palestineze. Unë jam thellësisht kritik ndaj politikave dhe praktikave izraelite. Unë nuk e mbështes antisemitizmin, vrasjen e popullit hebre, ose ndonjë nga gjërat e tjera që i atribuohen fjalimit tim. Të gjithë jetën time e kam kaluar duke luftuar këto gjëra”, shkruan Lamont Hill në deklaratën e tij në Twitter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit