1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

CNN: Izraeli përdori municione amerikane në sulmin ndaj kampit të palestinezëve në Rafah

Më të lexuarat

Kanali televiziv amerikan CNN njoftoi se Izraeli përdori municion të prodhuar nga SHBA-ja në sulmin që kreu ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës

Kanali televiziv amerikan CNN njoftoi se Izraeli përdori municion të prodhuar nga SHBA-ja në sulmin që kreu ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, ekspertët e armëve kanë vlerësuar pamjet e shpërndara në median sociale lidhur me sulmin e Izraelit ndaj kampit të palestinezëve.

Ekspertët duke u nisur nga pamjet, theksuan se Izraeli në sulm ka përdorur bombën më përmasë të vogël GBU-39 të prodhimit amerikan dhe se numri serial i municionit në rajon përputhet me pjesët e prodhuara në SHBA.

Eksperti i armëve shpërthyese, Chris Cobb-Smith tha se Izraeli përdor bomba të prodhuara nga Boeing me bazë në SHBA. “Përdorimi i çdo municioni, qoftë edhe në shkallë të vogël, në zona me popullsi të dendur gjithmonë shkakton rreziqe”, tha ai.

Trevor Ball, një ish-ushtarak amerikan dhe anëtar i ekipit të asgjësimit të municioneve shpërthyese, tha se bomba ka karakteristika të ndryshme në krahasim me municionet e tjera dhe se ai mund ta zbulojë lehtësisht nga bishti i saj.

Zëvendës-zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së (Pentagon), Sabrina Singh në pyetjen nëse një bombë e prodhuar nga SHBA-ja është përdorur apo jo në sulmin e Izraelit tha: “Nuk e di se çfarë lloj municioni është përdorur. Ju rekomandoj të pyesni izraelitët për këtë”.

Në vendimet e masave më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) organi gjyqësor i OKB-së, vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.

Të paktën 45 palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu më 26 maj ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur me detyrim në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilën GJND-ja ka vendosur për ndalimin e sulmeve.

Dëshmitarët kanë thënë se “Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shkaktuar shkatërrimin dhe djegien e shumë tendave në kamp. Ky kamp në qytetin Rafah, ku jetojnë mijëra palestinezë të zhvendosur, nuk ndodhet në zonën që ushtria izraelite kërkon të evakuohet”.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar kampin me të paktën tetë raketa.

Drejtoresha e Komunikimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, Juliette Touma njoftoi se numri i viktimave në sulmin që Izraeli kreu ndaj kampit ishte shumë i lartë dhe se janë vrarë të paktën 200 njerëz.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit