-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ç’ndodhi në Hagia Sophia mëngjesin e parë të 2022-shit?

Më të lexuarat

Një thirrje që solli turmat në xhaminë e famshme të Stambollit

Xhamia Hagia Sophia në Stamboll të Turqisë ngjau shumë e vogël mëngjesin e fillimvitit prej pranisë së madhe në faljen e parë të një dite, pikërisht atë të mëngjesit.

Ky lloj masiviteti është i pazakontë për faljen e kësaj kohe, por xhamia e famshme e Stambollit me emrin e saj të dikurshëm si klatedrale ortodokse, vijon të ketë një tërheqje të madhe qyshse aty u kthyen faljet pas dekadash kthyer në muze.

Efekti tjetër ka qenë thirrja e të parit të muslimanëve në Turqi, kreut të Diyanet-it Ali Erbas, për t’u falur masivisht në mëngjesin e ditës se re të 2022-shit.

“Jemi në xhami si familje, jemi në namaz si komb”, ishin fjalët inspiruese të zgjedhura prej prej tij në formën e një kredoje besimi dhe atdhetarie.

Ndaj dhe Hagia Sophia pati këtë pamje të pazakontë në faljen e mëngjesit, aq sa nuk kishte vend për të gjithë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit