1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çmimi Nobel për Letërsi nuk do të ndahet nga shkaku i skandalit seksual

Më të lexuarat

KOPENHAGË (AA) – Akademia suedeze bëri të ditur të premten se çmimi Nobel për Letërsi nuk do të ndahet këtë vit nga shkaku i skandalit me akuzat për abuzim seksual dhe një sërë problemesh tjera brenda këshillit, i cili ka vendosur për laureatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akademia njofton se çmimi për vitin 2018 do të ndahet vitin e ardhshëm, duke sqaruar se vendimi është marrë në mbledhjen e rregullt javore në Stockholm.

Në njoftim thuhet më tej se akademia suedeze nuk ishte në gjendje të bëj përzgjedhjen e fituesit, pasi u përball më një sërë akuzash për abuzim seksual dhe mashtrimeve financiare.

Akademia thekson se vendimi është marrë, meqë aktualisht besimi i publikut ndaj akademisë është shumë i ulët.

Që nga shpërthimi i skandalit në akademinë suedeze, dorëheqjen e tyre e dhanë dhjetë anëtarë të këshillit për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi, përfshirë presidenten, që ishte gruaja e parë në këtë post.

Kjo do të jetë hera e parë pas vitit 1943, që nuk do të ndahet çmimi për letërsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit