1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ç’mesazh po dërgon SHBA me B-52 mbi Ballkan?

Më të lexuarat

Historia e bishës së famshme ajrore amerikan: 24 orë në ajër për rusët, goditi serbët në Kosovë

Mbi rajon të hënën pritet një fluturim i dy bombarduesve më të mëdhenj strategjikë që zotërojnë SHBA-të, Boeing B-52 “Fortress”. Këta dy bombardues do të shihen nw qiellin kroat, malazez, shqiptar dhe maqedonas.

Nuk ka dyshim se një “demonstrim force” i tillë mbart një mesazh të fortë politik nga vetë SHBA, si dhe nga komanda e NATO-s, e cila thotë: “Ne jemi me ju!”.

Maqedonia e Veriut është anëtarja më e re e NATO-s në Ballkan dhe kufizohet me Shqipërinë dhe Kosovën – e para është gjithashtu anëtare e NATO-s, ndërsa trupa të forta ndërkombëtare, kryesisht nga vendet e Aleancës Atlantike, janë prezente në Kosovë për më shumë se dy dekada.

Projektuar për të fluturuar 24 orë në ditë

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, fuqitë e Boshtit e kishin të qartë se po humbnin në të gjitha frontet – Aleatët po përparonin në Berlin nga të gjitha drejtimet. Ushtrisë gjermane nuk i kishin mbetur shumë opsione, ndaj iu drejtuan armëve prototip, shumë prej të cilave ishin ende në fazën e testimit.

Më të famshmet ishin sigurisht raketat V-2 (Fau Zwei), të cilat u përdorën për sulme në Londër dhe pozicionet aleate në Francën veriore. Në fillim të vitit 1945, u bë një përpjekje për të lëshuar disa raketa A-4V, të cilat ishin një version i zgjeruar i V-2, por pa sukses.

Këto raketa u bënë duke përdorur punëtorë dhe inxhinierë nga kampi Mittelbau-Dora dhe më shumë se 20,000 të burgosur vdiqën gjatë prodhimit të tyre.

Robert von Greim, komandanti i Luftwaffe, forca ajrore gjermane, lëshon më pas urdhrin për vënien në funksion të avionit “Messerschmitt P-1107”, me qëllim që të bombardohen autokolonat aleate që mbërrijnë në kufijtë gjermanë. P-1107 ishte i pari “bombardues i rëndë” i vërtetë me rreze të gjatë, i projektuar me emrin “America Bomber”, pasi synohej të arrinte në New York dhe në Bregun Lindor të SHBA.

Megjithatë, asnjë nga tetë P-1107 nuk ishte operacional dhe aleatët pushtuan Berlinin një javë më vonë.

Urdhri i Eisenhower

Pas luftës, Presidenti amerikan Dwight Eisenhower dha një urdhër që menjëherë të fillonte zhvillimin e një bombarduesi strategjik, i cili mund të fluturonte deri në kufijtë e BRSS, duke mbajtur raketa bërthamore. Para kësaj, Eisenhower ishte një gjeneral dhe komandant i përgjithshëm i forcave aleate në Evropë dhe ai e dinte se bombarduesit me rreze të gjatë ishin një aset kyç për mbrojtjen e hapësirës në Evropë, por edhe në veri deri në Alaskë.

Në atë kohë, kompania Boeing po punonte tashmë për zhvillimin e disa avionëve të këtij lloji, dhe duke kombinuar dizajnin e avionit Model 4654 dhe B-47 “Stratojet”, u krijua prototipi XB-52. Fluturimi u prezantua më 15 Prill 1952. Nga mesi i viteve 1950, u zhvilluan versionet B-52B dhe B-52G, dhe më shumë se 4000 kompani amerikane morën pjesë në prodhimin e pjesëve të ndryshme.

Një fabrikë u hap në qytetin e Wichita, Kansas, e cila iu kushtua prodhimit vetëm të B-52 dhe nën-versioneve të tij. Prodhimi fillestar përfundoi në vitin 1962, megjithëse në vitet në vijim u bënë përpunime dhe përmirësime të ndryshme. Janë prodhuar gjithsej 741 avionë, me një duzinë të tjera të përdorura nga agjenci të tjera, si NASA.

Vitet 1980 dhe 1990 panë gjithashtu lëshimin e programit EF-117, në të cilin disa B-52 u shndërruan në avionë elektronikë të zbulimit dhe bllokimit (AWACS). Në vitin 2013, Forcat Ajrore Amerikane (USAF) nisën një program të madh përmirësimi për bombarduesin B-52, të quajtur ‘CONECT’ (Combat Network Communications). Si pjesë e programit u modernizuan elektronika, navigimi, sistemet kompjuterike dhe pajisjet satelitore.

Përmirësimi më i rëndësishëm është sistemi AN/ARC-210, i cili është një lloj “interneti për aeroplanët”, pasi pilotët në ajër mund të shkëmbejnë informacione dhe të dhëna gjatë misionit dhe t’i dërgojnë ato në komandën në tokë. Gjithashtu, B-52 të stacionuar në Evropë mund të përdorin sistemin “Link 16”, i cili është standardi i NATO-s për shkëmbimin e të dhënave të koduara. Shumë prej avionëve janë gjithashtu të përmirësuar me sistemin IWBU për përzgjedhjen e zgjuar të armëve ose bombave.

Disa incidente

Ajo që e bën B-52 një “superfortesë” (Stratofortress) është aftësia për të mbajtur deri në njëzet raketa bërthamore AGM 69 SRAM. Në vitet 1990, u shtua aftësia për të mbajtur raketa strategjike AGM-86 me rreze të gjatë veprimi, me shumë koka bërthamore për çdo raketë. Pas vitit 2000 u shtua opsioni i raketave moderne ACM 129, të cilat kanë edhe mundësinë e fluturimit të pavarur. Versioni i Marinës i B-52N mund të lëshojë raketa anti-anije SLAM 84, të njohura edhe si “Harpoon”. Për sulme ndaj ndërtesave të fortifikuara ose qyteteve të tëra, përdoren raketa AGM 158 JASSM dhe një seri e tërë bombash të drejtuara, me një peshë totale deri në 32 tonë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, midis 1961 dhe 1973, e gjithë flota e bombarduesve B-52 ishte vazhdimisht në ajër 24 orë në ditë. Dy bombardues ishin gjithmonë në ajër, secili me disa raketa bërthamore. Ideja ishte që, në rast të një sulmi nga BRSS, do të kishte gjithmonë avionë në ajër që mund t’i përgjigjeshin sulmit (luftë asimetrike).

Pas një sërë incidentesh dhe disa marrëveshjeve të nënshkruara me Bashkimin Sovjetik, kjo strategji u braktis në fillim të viteve shtatëdhjetë. Gjatë një prej këtyre fluturimeve, mbi territorin e SHBA-së, një B-52 u rrëzua pranë qytetit Goldsboro, Karolina e Veriut. Dy bomba bërthamore “Mark 39” ranë në tokë gjatë procesit – njëra ishte e paprekur dhe zbriti me parashutën e saj, ndërsa tjetra u dëmtua ndjeshëm, me dy nga katër sistemet e aktivizimit të angazhuar.

Ishte rasti më i afërt i shpërthimit të një arme bërthamore brenda SHBA-së dhe për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ky incident u bë i ditur zyrtarisht vetëm në vitin 2013, megjithëse dokumentet janë ende sekret shtetëror.

Dhe mbi Kosovën

Dy avionët B-52 që do të fluturojnë mbi Ballkan janë të vendosura në RAF Fairford në Gloucestershire, Britani e Madhe. Ky është një nga aeroportet më të mëdhenj për avionët amerikanë në Evropë dhe është përdorur edhe gjatë luftës në Irak, si dhe për të gjitha operacionet me komandën e përbashkët të NATO-s. Ai strehon Divizionin 501 të Forcave Ajrore të SHBA dhe Degën 420 të Operacioneve Speciale Ajrore. Është gjithashtu qendra komanduese e Operacioneve Ajrore Strategjike (ACC) për Evropën.

Në operacionin “Joint Response” janë përdorur edhe bombarduesit B-52, d.m.th, në fushatën e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Ata ishin veçanërisht aktivë në bombardimet e kufirit të atëhershëm midis RF të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku bombat thërrmuese u përdorën masivisht.

Bombarduesit B-52 u përdorën veçanërisht intensivisht në fund të fushatës së bombardimeve dhe sulmeve në aeroportin e Prishtinës. Në atë kohë, u hodhën më shumë se një mijë bomba të rënda “Marku 82” me një kokë lufte që peshonte 87 kilogramë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, u kryen rreth 64 fluturime B-52 dhe të gjitha ishin me bazë në Britaninë e Madhe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit