1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çmenduria në një kishë malazeze: murale anti-muslimane me kontribut muslimanësh(!!!)

Më të lexuarat

Skena horror aty ku udhëheq prifti Sllobodan: pabesi deri në poshtërsi!

Diçka e paimagjinueshme ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi, prej një naiviteti musliman dhe pabesie ortodokse.

Në një kishë të restaruruar aty janë shfaqur ka afreske që përshkruajnë gjëra të frikshme, në thelb antimuslimane.

Fotot tregojnë njerëz me kostume boshnjake dhe turke, duke marrë pjesë në djegien e kishës dhe duke qëndruar me thikë në duart mbi djepin e një foshnjeje, sipas një mitologjie me bazë nga Kisha Serbe, kërkund e mbështetur në ndonjë realitet historik, mbi masakra ndaj tyre në shekujt osmanë. Pëkundër tyre, historiografia serioze botërore e cilëson Perandorinë Osmane si ndër më tolerantet dhe bashkëjetueset në paqe mes të ndryshmeve(fe, kombe, etni, zakone) në histori.

Ish-kryeimami i bordit të bashkësisë islame në atë zonë, Samir Kadribashiç, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pikturë ikonike në kishën e ristrukturuar në Rozhaje dhe kontributin në të të vetë mulimanëve.

“Kisha është ndërtuar në vitin 1991 dhe është rinovuar nga fqinjët muslimanë. Fjala vjen, donacioni për pikturën e ikonave është dhënë edhe nga një musliman”, tha Kadribashiç, transmeton Pobjeda.

Prifti Sllobodan Radojeviç, i cili shërben në këtë kishë, tha më herët se kisha ishte në gjendje shumë të keqe dhe se ishte e nevojshme, pothuajse të ribëhej gjithçka.

Radojeviç ka qenë në vëmendjen e publikut edhe më parë, pasi ka gdhendur figurën e kriminelit çetnik të luftës nga Lufta e Dytë Botërore, Drazha Mihajloviç.

Kisha e Ruzhicës, kushtuar lindjes së Shën Gjon Pagëzorit, është e vetmja kishë në Rozhaje.

Dhe thuhet se 30 rozhajarë të besimit musliman nga diaspora vendosën të bashkojnë forcat për të mbledhur para për rindërtimin e saj, për të cilin kanë shkruar më herët mediat malazeze.

Këtë e konfirmoi edhe famullia ortodokse e Rozhajes gjatë rinovimit, e cila falënderoi miqtë e saj, duke theksuar se kjo ishte një mënyrë ideale për të treguar dashurinë dhe dëshirën e tyre për të ndihmuar.

Por muralet tregojnë me shumë se një dyfytërësi, një pabesi deri në kufijtë e poshtërsisë.

P.S. Në murale shfaqet dhe një partizan nga Lufta e Dytë, pasi një pjesë e ortodoksisë në Mal të Zi pretendojnë persekucion komunist ndaj tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit