-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Çmenduri në Kumanovë”, Banorët mysliman po i frikësohen vdekjes?

Më të lexuarat

Banorët e Kumanovës po tronditen me një taksë marramendëse të cilën e ka bërë të detyrueshme Komuna e Kumanovës dhe prefekti Damjanovski përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe gjelbërim”. Banorët mysliman të Kumanovës po frikësohen të vdesin për shkak se taksat janë tepër të larta për një varrezë në këtë qytet, njofton Zhurnal.

Përmes dokumentacioneve të cilat i ka arritur të siguroj Agjencia e Lajmeve Zhurnal, flasin për shqetësimin e madh të një numri të madh të qytetarëve shqiptar dhe etniteteve tjera të cilat në qoftëse nuk kanë para nuk mund të varrosen në varrezat e qytetit të Kumanovës. Vetëm për të vendosur gurin e varrit nevojiten të sigurohen afro 40 euro, por më parë duhet të paguhet edhe një taksë tjetër për legalizimin e varrit i cili kushton afro 60 euro. Këto dhe taksa të tjera duhet t`i paguaj çdo qytetar i besimit mysliman.

Më së rëndi e kanë të varfrit të cilët përveç tragjedisë familjare duhet të merren edhe me taksat e Komunës së Kumanovës. Ndryshe, banorët mysliman të qytetit të Kumanovës janë ata që paguajnë taksë për t`u varrosur në ditën kur ndonjë familjar i tyre vdes.

Mirëpo taksa për banorët krishterë i paguan shteti, andaj ata nuk japin nga xhepi i tyre asnjë denar për të varrosur familjarët e tyre. Zhurnal kontaktoi me disa njohës të kësaj problematike të cilët në kushte anonimiteti deklaruan se këshilltarët shqiptar të Komunës së Kumanovës duhet që të organizojnë protesta masovike për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë taksë të paligjshme të cilën e paguajnë banorët mysliman.

Të njëjtat burime thonë se këtë proces duhet ta ndihmojë edhe Bashkësia Fetare Islame me qëllim të pengimit të diskriminimit të skajshëm që iu bëhet besimtarëve mysliman nga Komuna e Kumanovës dhe në përgjithësi nga kryeministri Nikolla Gruevski i cili përveç që nuk e kthen vakëfin e muslimanëve, Gruevski i detyron ata tani së bashku me Damjanovskin që të paguajnë një taksë mbi njëqind euro për çdo banor mysliman.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit