1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Çlirimi i Mosulit është i pashmangshëm”

Më të lexuarat

Forcat irakiane dhe aleatët e tyre thonë se janë “vetëm disa ditë larg” nga çlirimi i plotë i qytetit të Mosulit, të cilin grupi militant ISIS e shpalli si kryeqytetin e vet tre vjet më parë.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi deklaroi “përfundimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it”, ndërsa trupat ushtarake morën nën kontroll atë që ka mbetur nga xhamia historike al-Nuri.

ISIS vetëshpalli “kalifatin” nga xhamia al-Nur në vitin 2014 dhe po kjo organizatë e hedhi në erë epiqendrën e krijimit.
Çlirimi i Mosulit tani është vetëm pak ditë larg, tha koloneli Ryan Dillon, zëdhënës i koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Por disa nga militantët e ISIL janë duke u fshehur në disa lagje të vogla, dhe po shfrytëzojnë civilët si mburojë njerëzore

Tetë muajt e fundit të luftimeve kanë shkatërruar plotësisht Mosulin, duke lënë të vrarë mijëra civilë dhe duke detyruar gjysmën e popullsisë së qytetit të zhvendosen. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit