Ditëve të fundit po zhvillohet debat në lidhje Akademin e mbajtur në Univresitetin e Tetovës me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s.
është përmendur që aktivitetete fetare nuk duhet të organizohet në universitete.
Por themelimi i UT-së dhe nisja e ligjëratave të para në këtë universitet është shumë i lidhur me jetën fetare-respektivisht muslimanët shqiptarë të Maqedonisë.
Kështu më 17 shkurt të vitit 1994, në mektebin e xhamisë së fshatit Poroj u mbajtën ligjëratat e para të studentëve të Universitetit të Tetovës. Ajo ditë ishte ditë e xhuma. Para se të fillon ligjërata e ditës së xhuma, Hafiz Elmaz ef. Qamili si imam në xhaminë e fshatit Poroj, iu drejtua popullatës së tubuar me fjalët: ‘Sot namazin e xhumasë do ta falim jashtë xhamisë në mbrojtje të shkollimit, universitetit dhe studentëve’. Me këtë mesazh që ia drejtoi xhematit të tubuar në xhami, të gjithë dolën jashtë në përkrahje të popullatës së tubuar për të mbrojtur studentët që po sa kishin filluar ligjëratën e parë në UT…”