6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Më të lexuarat

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur masakrat e tmerrshme që janë bërë nga shteti i Serbisë në Kosovë.

“Kosova do të kujtojë 25 vjet të vrasjeve masive më të tmerrshme gjatë konfliktit. Në Mejë, një fshat në Kosovë, rreth 300 burra dhe djem u nxorën nga kolona e refugjatëve dhe u ekzekutuan. Shumë jetë të tjera u shkatërruan atë ditë. Takova të veja dhe nëna të pikëlluara, dhe disa janë ende duke pritur për eshtrat e të dashurve të tyre. Kam vizituar Krushën e Madhe, fshatin e të vejave dhe sot në audiencë e njoh zonjën Hoti. Në fshat, të gjithë meshkujt e moshës 13 vjeç e lart, më shumë se 100 prej tyre, u vranë”, ka thënë Zhbogar gjatë fjalimit të tij në OKB, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ndaj kësaj ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka raportuar dje Telegrafi.

Pas takimit, Vuçiq ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

Kështu ka thënë kryeministri slloven, Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

Për këtë ka reaguar edhe Tanja Fajon, ministre e Jashtme e këtij shteti.

Ndryshe, të hënën është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani u paraqit së bashku me katër heroinat, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

Paraqitja e katër heroinave në këtë mbledhje fillimisht u kundërshtua, ku për këtë bëri një reagim edhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ato nuk janë pjesë e stafit diplomatik, transmeton Telegrafi.

Kundërshtimi për pjesëmarrjen e katër heroinave nuk e ndali presidenten Osmani, e cila në fjalimin e saj, i bëri thirrje Vuçiqit që të kërkon falje katër heroinave.

“Viktimat e atij regjimit (Millosheviçit) janë këtu, Vuçiq merr pak kohë e kërko falje. Tregoju të gjithëve nëse ke një shenjë të vogël të humanitetit që ka mbetur në ty”, ishte shprehur Osmani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit