-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Çka të ka vjedh ty Thaçi?!

Më të lexuarat

Çka të ka vjedh ty Thaçi?! – Pyetja ma idiote ne botëI provokuar nga i ligji i fundit kinse për mbrojtjen e institucioneve të shtetit e krye autoriteteve udhëheqëse të këtij shteti, vendosa ti përgjigjëm pyetjes më idiote në botë që truproja i presidentit ia bëri një studentë pasi ai e thirri presidentin disa herë “hajn”. 

Pyetja idiote ishte “Çka të ka vjedh ty (Thaçi)?”.

Duke qenë se për aq vite sa Thaçi ka qenë kryeministër pra në krye të institucioneve të shtetit raporti i progresit e ka renditur korrupsionin nder problemet kryesore të vendit. 

Pastaj duke qenë se përqindja më e madhe e buxhetit të shtetit grumbullohet nga dogana që në fund i faturohet qytetarëve në ngritje e çmimeve të produkteve. Një familje që shpenzon 236 euro në muaj do të paguaj 36 euro TVSH, më së paku 30 duke llogaritë TVSH-n më të ulët për produkte esenciale dhe rrjedhimisht minimum 360 euro në vit. 

Me këtë kontribut qytetarët shpresojnë në përmirësimin e jetës së tyre, ndërsa me institucione të korruptuara këto para të qytetarëve të të gjitha shtresave vidhen e keqpërdorën.

Rrjedhimisht, Thaçi dhe qeveria e tij ju ka vjedhur qytetarëve, mua dhe ty:

Bukën – me një ekonomi të shkatërruar dhe një qeveri të korruptuar

Shëndetin – me një shëndetësi të shkatërruar e korruptuar

Sigurinë – me një polici, gjyqësi e prokurori të korruptuar e shantazhuar

Të ardhmen = me një arsim të shkatërruar korruptuar e politizuar

Andaj Thaçi, mua dhe ty na e ka vjedhë hiq më pak se bukën, shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit