1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Çka të hani për syfyr?

Më të lexuarat

Arsyeja pse nuk ju hahet edhe aq syfyri mund të jetë nga distanca e paktë mes iftarit dhe syfyrit, apo thjeshtë pse keni bërë një sy gjumë. Por nuk jeni i vetmi. Sado që mundohemi të mbajmë ndezur rezervat për tërë ditën, ja vlenë të dimë cilat janë ushqimet që më së tepërmi nga ngopin, por edhe na ushqejnë shëndetshëm në syfyr.

Vezët e ziera

Kur hani vezë të ziera zvogëlohen nivelet e grelinës në trupin tuaj, të cilat janë të lidhura ngushtë me ndjenjën e urisë. Një vezë përmban 70 kalori, 6 gram proteina, 250 miligram kolinë dhe 0 sheqer dhe karbohidrate.

Ato janë një burim i shkëlqyer i energjisë.

Hurmat

Të hani disa hurma pasiqë keni ngrqënë syfyr është një ide e shkëlqyer. Ato pos që janë tejet të shijshme poashtu janë të pasura me vitamina si B1, B2, B3 dhe B5 por poashtu edhe A1 dhe C. Duke konsumuar hurma ju konsumoni shumicën e vitaminave për të cilat trupi juaj ka nevojë. Përmbajnë shumë hekur dhe nuk kanë kolesterol apo yndyrëra të tepërta.

Ato ndihmojnë që të keni më shumë energji gjatë ditës dhe të jeni më aktivë edhe kur nuk hani për 18 orë me rradhë.

Tuna e konservuar

Tuna përmban pak kalori, ka shumë omega 3, shumë vitaminë D dhe proteina. Ajo poashtu ndihmon në koncentrimin tuaj. Bëjeni pjesë të syfyrit tuaj këtë muaj.

Qumësht, jogurt, djath

Këto tri ushqime përmbajnë ushqyes unikë që janë esencialë për shëndetin. Mos i shmangni gjatë këtij muaji sidomos në syfyr, qoftë edhe nëse i konsumoni në sasi tepër të vogël.

Banane

Ky frut përmban shumë potasium, magnesium, vitaminë C dhe B6. Bananja është një burim energjie të cilin nuk duhet shmangur.

Mjaltë

Hani një lugë mjaltë ose një rriskë buke me mjaltë. Kjo sepse mjalta është një burim karbohidratesh dhe një energjizues natyral.

Smoothiet

Mos i shmangni smoothiet assesi (pije me pemë e perime të shtypura). Provoni secilën natë një smoothie ndryshe. Për shkak se përmbajnë dy e më tepër lloje pemësh apo perimesh ato janë një mënyrë e përkryer për të marrë më tepër ushqyes dhe energji për ditën e gjatë që keni para. Recetat për smoothie i gjeni këtu.

Kombinimi i të gjitha këtyre ushqimeve qoftë edhe në sasi të vogla do u japë vitaminat, mineralet dhe ushqyesit e nevojshëm për të kaluar ditën me më tepër energji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit