0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çka po “zien” Ivanov me xhihadin në Maqedoni

Më të lexuarat

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov duke komentuar krizën e fundit të refugjatëve, por edhe sulmet e fundit në Bruksel, nuk ka përjashtuar mundësinë se edhe Maqedonia mund të jetë ndonjë cak i skenarëve terroriste, pasi që ai ka përmendur kthimin e 72 persona nga luftimet në Siri dhe Irak.

“Vetëm në Maqedoni, kemi 72 persona të kthyer, që kanë marrë pjesë në luftëra të ndryshme. Ata kanë shkuar atje si ekstremistë dhe janë kthyer si terroristë. Nga mbi njëmijë persona nga Ballkani që kanë marrë pjesë në betejat në Siri, rreth 60 qind e tyre tashmë janë kthyer”, deklaroi ditë më parë Ivanov.

 Ndërkohë sot po vazhdon seanca gjyqësore kundër 11 personave të akuzuar për pjesëmarrje dhe nxitjen e të rinjve nga Maqedonia, për të marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme në kuadër të grupit militant i njohur si Shteti Islamik.

Gjashtë nga të akuzuarit para gjykatës kanë pranuar veprën penale për të cilën ngarkohen. Gjykata ka kërkuar që në bashkëpunim me prokurorinë të merren vesh rreth dënimit të këtij grupi, që u arrestua gjatë verës së vitit të kaluar, në kuadër të aksionit anti-terrorist “Celula”.

Nga Maqedonia besohet se në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë raportuar si të vrarë.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për tu përfshirë në luftërat e huaja paraqet vepër penale për të cilën parashihet më së paku 5 vjet burg.

Por janë shumë dyshime se si shkojnë grupet e infilrtuara nga Maqedonia drejt Sirisë.

Një burim nga grupet fetare në Shkup kishte folur për Albinfo.ch se grupet e tilla që shkojnë për luftë në Siri janë kryesisht nga sekti wahabi.

“Ata janë të organizuar dhe se përmes Shkupit udhëtojnë në Turqi dhe nga shoqatat e atjeshme të këtyre sekteve kalojnë në Siri. Luftëtarët nga Maqedonia rreshtohen në radhët e dy grupeve rebele Al Nusra dhe Isil, që janë fraksione të dyshuara për lidhje me Al – Kaidan dhe që tashmë po kundërshtohen edhe nga grupi më i madh i rebelëve Jabal al – Zawaiya që është Aleanca me orientim demokratik dhe që ka mbështetjen ndërkombëtare. Ka shumë informacione se atje po ndodhin luftime midis këtyre grupeve rebele ku si cak janë rebelët e dy organizatave të lidhura me Al – Kaidan. Deri tani ka raportime për katër të vdekur nga Maqedonia, por dyshimet janë për një numër më të madh”, theksoi për Albinfo.ch, një pjesëtar i komunitetit islam që dëshiron të mbetet anonim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit