2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Çka po ndodh me ndërtimin e xhamisë në Prishtinë?

Më të lexuarat

Po bëhen pesë vjet që prej vënies së gurthemelit për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë. Mirëpo, që atëkohë nuk është parë as investimi më i vogël në këtë projekt.
Gurthemeli është puna e vetme që është kryer deri më tani. Ndërtimi po zvarritet, e përgjegjësinë nuk shihet se po e merr askush, shkruan Indeksonline.

Stina e pranverës ishte shpresa që do ta bënte me xhami Prishtinën. Të paktën kështu deklaruan në Bashkësinë Islame të Kosovës para tre muajsh.

Mirëpo, as në pranverë, Prishtina nuk u bë me xhaminë e premtuar prej vitesh. Indeksonline ka tre muaj që ka raportuar se ndërtimi i xhamisë pritet të fillojë në pranverë ashtu siç deklaruan në BIK.

Një gjë e tillë nuk ndodhi. E as që dihet kur do të ndodhë.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarë për informim në BIK, për të kuptuar se pse nuk ka filluar ndërtimi i xhamisë siç u premtua.

Ahmet Sadriu, zëdhënës për informim, ka thënë se plani ka qenë për pranverë, mirëpo nuk ka diçka të re në këtë drejtim.

I pyetur se a ka ndonjë datë kur pritet të fillojë ndërtimi, Sadriu është përgjigjur se një gjë e tillë do të bëhet zyrtare me kohë.

“Nuk kem të re kurgjo. Jo, jo s’ka fillu ende ndërtimi. Si të fillon e merrni vesh krejt këtë punë. Se ajo bahet pak ma zyrtare. Na i kanë përzi krejt tash. Prej Komunës së Prishtinës hala s’na kanë dhanë përgjigje”, ka deklaruar zëdhënësi për informim në BIK.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zyrtarë për informim në Komunën e Prishtinës, por kontakti nuk ka qenë i mundur.

Sidoqoftë pyetjet janë përcjellur edhe në zyrën për informim në Komunë.

Ky projekt është dashur të fillonte qysh në tetor të vitit të kaluar. Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtoj 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit