3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ÇKA PO FSHEH BESARTA?

Më të lexuarat

Trupi i pajetë i Fidan Shabit, të riut nga Peja, është gjetur nga policia në tavanin e banesës. E dyshuara kryesore e rastit, Besarta Kastrati (Harxhi) ka thënë para hetuesve se bashkë me viktimën kishin hipur në tavan, ku edhe e ka ekzekutuar. Por ky rrëfim nuk duket të jetë shumë bindës. Avokati i saj pritet të kërkojë ekzaminim psikik për të.

Avokati i Besarta Kastratit, tashmë duket se ka ndarë mendjen.

Ai do të kërkojë nga Gjykata që klientes së tij t’i bëhet një ekzaminim psikik.

Orhan Basha, avokati nga Peja, këtë kërkesë do ta paraqesë bazuar në deklaratën që e ka dhënë vetë Besarta Kastrati.

Vajza nga Peja, e cila tashmë është e dyshuara kryesore për vrasjen e të riut Fidan Shabi nga ky qytet, sipas avokatit të saj, mund të ketë probleme psikike.

Besarta, që është e bija e Salih Kastratit, biznesmenit të vrarë nga një shpërthim në derën e oborrit të tij, javë më parë, duket se ka dhënë deklarata shumë të çuditshme para organeve përkatëse.

Se deklaratat e dhëna nga Besarta Kastrati në hetuesi janë deri në një shkallë të çuditshme, e pranon edhe avokati i saj. Për këtë arsye, ai mendon se diçka nuk është në rregull me klienten e tij.

“Kam përshtypjen se klientja ime nuk është diçka mirë. Do t’i propozoj leje gjykatës dhe prokurorit që klientes sime t’i bëhet një ekzaminim psikik”, thotë avokati Basha./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit