9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zuckerberg si 28 vjeçar mund të përfitojë 100 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Facebook gjatë ditës së sotme i mbush 28 vjeç, duke pasur kështu edhe njërën nga javët më të ngarkarua.

Ndërmarrja pritet që të fillojë shitjen e aksioneve për publikun për herë të parë dhe fillon të tregtojë në tregun e aksioneve Nasdaq gjatë të premtes. IPO-ja (Oferta e Parë Publike) do të mund të ishte afërsisht 100 miliardë dollarë, duke e bërë atë më të çmuar se sa ndërmarrjet e njohura si Disney, Ford dhe Kraft Foods.

Sipas ndërmarrjes që bën hulumtimin e ekzekutivëve, në moshën 28 vjeçare, Zuckerberg është përgjysmë më i ri se sa mosha mesatare e 500 CEO-ve S&P. Sipas Spencer Stuart, me tetë vite punë, ai ka hyrë më tepër si udhëheqës se sa si CEO, titull të cilin e ka pasur pak më shumë se shtatë vite. Megjithëkëtë, presioni për të kaluar si ndërmarrje publike padyshim që të duhet të kuptohet. Posa Facebook fillon shitjen e aksioneve, Zuckerberg pritet që të kërkojë një mbajtës të palëve të reja të interesuara, duke përfshirë ndërmarrjet investuese në Wall Street, një numër të kufizuar bashkëpunëtorësh të cilët ndërmarrin veprime me rrezik të lartë dhe fondin pensional e cila gjë pritet që ta mbajë edhe më tej dukurinë e rritjes së ndërmarrjes. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit