-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çka pas Ramazanit?

Më të lexuarat

Gjatë Ramazanit isha drejtuar kah Zoti, i kisha shtuar veprat vullnetare, e ndisha kënaqësinë e adhurimeve, ma shumë lexoja Kuran, nuk e leja pas dore namazin me xhemat, ikja nga shikimi i haramit, mirëpo pas Ramazanit më iku kënaqësia e adhurimeve, të cilën e gjeja gjatë Ramazanit, nuk e gjej atë kujdes të madh që kisha për adhurimet, shumë herë më ikë namazi me xhemat, jam larguar prej shumë veprave vullnetare dhe nga leximi i Kuranit….

Vallë, ky problem ka zgjidhje?!

Vëllai im, ja dhjetë mjete për vazhdim në vepra të mira pas Ramazanit:

1- Së pari dhe para çdo gjëje kërko ndihmë nga Allahu [subhanehu ve teala] për udhëzim dhe përqendrim në të vërtetë. Allahu [subhanehu ve teala] e ka lavdëruar duanë e thelluarve në dije, të cilët janë lutur:

رَبَّنَا لَا تُزِغۡ قُلُوبَنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَيۡتَنَا وَهَبۡ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحۡمَةًۚ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ ٨

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran: 8).

2- Shpeshto uljen me njerëz të mirë, kujdesu për tubimet e dijes dhe dhikrit, siç janë ligjëratat, vizitat, etj.

3- Mëso jetëpërshkrimin e burrave të devotshëm, duke lexuar në libra ose duke dëgjuar audio kaseta, në veçanti interesohu për jetëpërshrkimin e sahabeve, sepse kjo ngjall në zemrën ambicien e lartë.

4- Sa ma shumë dëgjo kaseta islame me ndikim, qofshin hutbe, këshilla, etj.

5- Kujdesu për farzet, siç janë farzet e namazeve, kompensimin e ditëve që të kanë mbetur nga Ramazani, sepse në zbatimin e farzeve ka mirësi të madhe.

6- Kujdesu për nafilet, edhe në qoftë se janë të pakta, sepse:

أحب الأعمال إلى الله تعالى أدومها وإن قل

“Veprat më të dashura te Allahu janë ato të vazhdueshmet, edhe pse janë pak”. Siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

7- Fillo me mësim përmendsh të Kuranit, lexoje vazhdimisht, ate që e mëson përmendsh lexoje gjatë namazeve farze dhe nafile.

8- Shtoje përmendjen e Allahut [subhanehu ve teala], kërkimin e faljes (istigfarit), sepse është punë e vogël, mirëpo e shton besimin dhe e forcon zemrën.

9- Iku maksimalisht gjërave që e prishin zemrën, siç janë shokët e këqij, televizioni, muzika, shikimi në revista imorale, etj.

10- Në fund të porosis vëllai im i dashur me pendim të shpejtë, sepse pendimi i sinqertë nuk të lejon të kthehesh sërish në mëkate, pasiqë Allahu gëzohet me të madhe me njeriun që pendohet.

Vëllau im i bekuar, mos u bën nga ata që Zotin vetëm në Ramazan e njohin. Për ta muslimanët e parë kanë thënë:

“sa të këqij janë ata që Allahun vetëm në Ramazan e njohin”.

Lamtumirë vëllai im deri në Ramazanin e ardhshëm, duke iu lutur Allahut për ty shëndet dhe përqendrim në fenë e Allahut.

 

Përshtati: Bekir Halimi

 

marrë nga: saaid.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit