4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Çka nxorri në shesh “Afera Epstain”

Më të lexuarat

Shtetet e bashkuara të Amerikës, e me te edhe krejt bota, është duke përjetuar një aferë të kalibrit të rëndë, protagonistët e kësaj afere janë elita e shoqërisë perëndimore, liderë politik, kapitalista, mendimtarë, shkenctarë, gazetarë, artista, kurse epiqendra e kësaj afere është milioneri amerikan i cili bëri vetvrasje Jaffrey Epstein.

Larg pyetjeve në lidhje me arsyet e shpërthimit të kësaj afere dhe se sa mund të shfrytëzohet politikisht, kjo aferë është tregues i qartë i nivelit të ultë në të cilin Ka rënë kjo shoqëri, fakt tek i cili duhet të ndalemi për të analizuar dhe në bazë të kësaj analize tia kthejme vlerësimin vetes si “musliman që jemi” dhe të gjitha vlerave tona të mbushura me moral.

“Bisha” Jaffrey Epstein

“Afera Jaffrey Epstein” tanimë është bërë virale dhe është shumë e qartë edhe për njeriun më të rëndomtë. Por janë disa stacione që ne do i përmendim në këtë shkrim.

Në vitin 2005 policia e Floridës filloi hetimin e rastit të tij edhe e morri në pyejte në bazë të akuzave ndaj tij për ngacmim seksual të një të miturës, për të cilin rast prindi i saj kishte ngritur kallzim penal ndaj tij.

Në vitin 2008 pranoi vet se kishte patur marrëdhënie seksuale me një vajzë të vogël 14 vjeçare për 200 dollarë! E gjykuan me 18 muaj burg me kusht që të ndërpritet hetimi federal i rastiti të tij në bazë të “kontratës për pranim të fajit”. Ishte një gjykim, të cilën e shoqëruan shumë dilema rreth shfrytëzimit të autoritetit për të ikur nga denimi i merituar.

Në vitin 2019 përsëri u burgos Epsteini për krime seksuale edhe atë për keqpërdorim seksual të të miturave, por në këtë rast akuzat tanimë ishin në nivel federal dhe procesimi i tyre bëhej nga FBI-ja dhe analizoheshin nga gjykatat federale.

Por pa kaluar një muaj, njeriu u gjind i vdekur në qelin e tij, në rrethana misterioze, të cilat akoma deri më tani nuk janë zbardhur.

Emri i dytë në këtë aferë është Ghislaine Maxwell. Kjo ishte krahu i djathtë i Epstainit, ortakja, e dashura e tij dhe shumë detyra tjera kryente, të cilat ia jepte Epstaini. Ajo ishte e bija e perandorit mediatik Robert Maxwell, i cili gjithashtu vdiq në rrethana misterioze në vitin 1991. Atë kohë u akuzua Mossadi izraelit pasi që sa ishte gjallë e akuzuan se është duke punuar për shërbimet izraelite, por ai vazhdimisht e mohonte një gjë të tillë.

Pas vdekjes së tij, izraeli organiozoi një kortezh varrimi në nivel shtetëror, ku ishte i pranishëm edhe vet kryeminhistri i asaj kohe Isak Shamiri, kryetari Hajim Hertzog, pasi që Roberti ishte hebre me fe dhe i njohur për raportet shumë të mira me shtetin hebre.

Epstaini viktimat e veta i zgjidhte nga shtresa e varfër e shoqërisë, nga familjet e ndara dhe nga ato që jetonin në jetimore apo ishin në burgje. Krejt ato viktima dhanë deklaratat e tyre tmerruese për atë që u ka ndodhur atyre. Njëra prej tyre thoshte: “më grabiti Epstaini, me la në pozitë të dobët dhe më shfrytëzoi që nga mosha ime 17 vjeçe”.

Tjetra thotë: “ isha atje, më ndodhi një gjë tmerruese. Aty nuk duhej të kishte gjëra seksuale, por ishin edhe ato gjëra pjesë e ndodhive që më ndodhën”. Ajo shtoi. “ se ka sjellur edhe vajza tjera nga shkolla e mesme në shtëpinë e Epstainit, pasi ai e kërkonte një gjë të tillë”.

Elita e shoqërisë e zhytur në llum

Aktivitetet e Epstainit nuk ndaleshin në kënaqësitë e tija personale por kalonte deri aty sa që këto kënaqësi të ndaluara me ligj ti ndante me tjerët, në një aktivitet që akoma nuk u kuptua a kishte lidhje edhe me shërbimet e intelegjencës të shteteve tjera, si psh. Izraelit?!

Lista me emra, për publikimin e të cilës dha leje gjykatësja Loretta A. Preska, e cila kishte të bëjë me shokët e Epstainit, kishte brenda vetes edhe emra të familjes mbretërore, ish kryetarë shteti, politikanë, gazetarë, avokatë, shkenctarë e mendimtarë, një varg i gjatë i elitës së shoqërisë.

Sa për ilustrim i përmendim vetëm princin britanez Andrew, ish kryetarët e SHBA-s, Bill Klintonin edhe Barak Obamën, ish kryeministrin e shtetit izraelit, Ehud Baraku, gazetarja e njohur Oprah Winfrey, fizikanti më i njohur Stephen Hawking dhe këngëtari i njohur amerikan, tashmë i ndjeri Majkëll Xhekson.

Një listë e gjatë me fytyra publike, por personaliteti që shkaktoi turbulenca më të mëdha ishte avokati sionist, profesori i të drejtës, Alan Dershowitz, të cilin Netanjahu e angazhoi për të përfaqësuar shtetin izraelit në Gjyqin Ndërkombëtarë për drejtësi para akuzave që ngriti ndaj tyre shteti i Afrikës Jugore.

E dëgjuam fjalimin e Dershovicit në intervistën që kishte në kanalin “Fox News” dhe arsyen e vetme pse ishte në atë listë, sipas tij ishte fakti pse ai është hebre! Duke harruar se edhe shtyllat e kësaj afere, edhe Epstain edhe Maxwell janë hebre!

Vlerat e humbura civilizuese

Ne këtu nuk gjindemi vetëm para një devijimi moral, por është një çështje e cila e hap krah e m’krah derën për të debatuar vlerat e liberalizmit perëndimorë, për të cilat me dekada propagandohet edhe insistohet që të lëshojnë rrënjë në botë, sidomos pas kohës së “luftës së ftohtë” dhe shembjen e bashkimit sovjetik dhe shpartallimin e Paktit të Varshavës.

Kriminelët nuk janë njerëz të thjeshtë, por llokomotiva e atij civilizimi, mbrojtësit edhe promovuesit e tij, njerëzit që më së shumti duhej të personifikojnë ato vlera, sidomos kur ata ishin që përhapnin idenë e “fundit të historisë dhe triumfit të njeriut të bardhë”, të cilën ide e promovonte Fransis Fukujama (Francis Fukuyama).

Mirëpo kjo ndodhi dëshmoi se ato fjali ishin thjeshtë teori për dominancë, sovranitet dhe plaçkitje të pasurive të popujve dhe imponimin e agjendave më të këqija që ka perëndimi mbi ta. Duke e privuar pjesën tjetër të botës nga gjërat më të mira që i ka prodhuar civilizimi i tyre, liria politike, transferimin e pushtetit, mundësia e vërtetë që populli vet të udhëheqë ato shoqëri, kontrolli i harxhimit të buxheteve shtetërore, etj. Qëndrimi sabotues edhe komplotist i perëndimit karshi pranverës arabe është argumenti më i madh për këtë konstatim.

Mungesa e reagimit feminist!

“Afera Epstain” edhe një herë nxjerri në shesh rolin e rezikshëm të cilin e luan lobi feminist në botën e tretë për të lehtësuar depërtimin e agjendave perëndimore në lidhje me gruan, fëmijën dhe familjen.

Sa i përket fëmijës, ky lobi arritit të kalon shumë ligje dhe politike që përputhen me pikëpamjet ideologjike liberale të majta perëndimore, duke marrë në këtë angazhim edhe ndihmën e kërkuar nga qeveritë. Ata në këtë aksion të tyre arritën të detyrojnë institucionet e dijetarëve musliman që ti japin ngjyrë fetare këtyre ligjeve pa shikuar pikënisjen për to dhe fundin te i cili çojnë ato ligje. Rreth këtij konstatimi do i sjelli vetëm dy shembuj:

Shembulli i parë: çështje e synetimit të vajzave. Krejt e mbajmë mend luftën e egër që e nisën shoqatat feministe karshi këtij veprimi, i cili në aspektin fetar futet nën rregullin “e lejuar” për femrat edhe “e detyruar” për meshkujt, saqë arritën të votojnë ligje të cilat e kriminalizojnë një veprim të tillë! Edhe pse kjo mund të rregullohej në aspekt mjekësor pa pasë nevojë për një ofanzivë të tillë.

Që më pas të befasohemi kur e kuptojmë se mu ai perëndim i cili qëndronte pas asaj ofanzive edhe e sponzorizonte, ishte i njejti i cili filloi ti lejoj fëmijëve të kenë të drejtë për ndryshim të gjinisë, edhe pse ky veprim e detyron të dëmton organet gjenitale me të cilat ka lindur ai fëmijë, e të mos flasim se ai me këtë veprim e shkatërron jetën e ardhshme të tij! Detajet e kësaj dosje janë tmerruese, saqë para saj çështja e synetimit të femrës jo vetëm që zvogëlohet por edhe zhduket tërësisht!

Shembulli i dytë: rritja e moshës për martesë të vajzës në 18 vjet, duke mos i kushtuar vëmendje dallimeve atmosferike, zakoneve dhe adeteve brenda një shtetit, ku atmosfera e qyteteve dallon nga atmosfera e fshatrave, e të mos flasim për shoqëritë me natyrë tribale.

Por e gjithë kjo u shpërfill dhe axhenda “perëndimore” u kalua përmes terrorit të lobit feminist dhe ne pamë se si një baba rezikonte të burgosej për martesën e vajzës së tij para moshës tetëmbëdhjetë vjeçe, edhe nëse ajo ishte një grua e re, duke pretenduar se ishte “fëmijë”!

Që më pas të befasohemi kur liberalizmi perëndimorë, i cili qëndronte pas asaj axhende, ishte po ai që i trimëronte vajzat e vogla për të patur marrëdhënie intime para moshës 18 vjeçe, madje u ofronte udhëzime dhe kujdes të veçantë, edhe në situata kur ngeleshin shtatëzëna! Këto veprime nuk kriminalizoheshin përderisa ato zhvillohen jashtë kkornizave të martesës! Për të kuptuar se qëllimi i largët i tyre ishte goditja e institucionit familje.

Edhe një krahasim i fundit është i domosdoshëm

Në fund, të përkujtojmë se në Gazza janë vrarë me mija fëmijë, nga dora izraelite dhe në “ishullin e Epstainit” ishte nëpërkëmbur pafajësia e dhjetra fëmijëve, dhe në të dyja rastet mu ky civilizim perëndimorë ishte i pranishme, kokë e këmbë, nëpërmjet liderëve, akademikëve, artistëve edhe ideologëve të vet.

Pra, mbetet e hapur dilema e natyrshme: a nuk ka ardhur koha që të çlirohemi nga skllavëria e këtij civilizimi të devalvuar moralisht?!

 

Shkroi: Semir El-Arkij

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit