Imagjinoni se do ta takoni Allahun, se gjithçka ka shkuar mirë, dhe keni arritur para hyrjes së xhenetit. Mirëpo, atëherë Allahu do t’ua zbulojë personat ndaj të cilëve ju keni bërë mëkate.
- Personin me të cilin jeni tallur në mënyrë të ndaluar.
- Personin të cilin e keni përgojuar, sepse këtë në ndejë edhe të gjithë të tjerët e kanë bërë.
- Personin me të cilin jeni grindur dhe ndaj të cilit e keni ngritur zërin.
- Personin me të cilin keni diskutuar në mediat sociale.
- Personin për të cilin keni dyshuar.
- Personin për të cilin keni menduar se është më mëkatar se ju, ashtu që jeni shmangur duke menduar se keni të drejtë.
Që është edhe më keq, çka nëse ata janë personat që ju kanë dashur juve ose personat që Allahu i ka vënë nën mëshirën tuaj?
Çka nëse ata janë vëllai / motra juaj që ishin aty kur kishit nevojë, kurse ju i keni zhgënjyer?
Në atë moment, a mendoni se ia vlente nëse keni dalë fitues në grindjeje? Që keni fituar një dollar shtesë apo edhe me mijëra? Ajo shakaja a ishte vërtet aq qesharake?
Këmbëngulja juaj në egon e pamposhtur a vlente sa humbja e xhenetit?
E di që ky status është mizor, por mendoni për të me kujdes dhe thellë. Kur ta takoni Allahun e Gjithëmëshirshëm në Ditën e Gjykimit, le të jetë ajo në atë mënyrë që duhet të përgjigjeni vetëm për mëkatet tuaja personale. Allahu mund ta falë çdo mëkat që keni kryer nëse pendoheni sinqerisht. Por kur vjen puna për mëkatet ndaj njerëzve të tjerë, Allahu do t’ua japë atyre plotësisht të drejtën e tyre. A e dini pse? Sepse Ai nuk është më Mëshirëbërësi vetëm për ju, por edhe për njerëzit ndaj të cilëve keni bërë mëkat.
I lutem Allahut të Gjithëmëshirshëm të na i falë të gjitha mëkatet që kemi bërë ndaj të tjerëve, edhe ato që i kemi bërë ndaj vetvetes duke u larguar nga udhëzimi i Tij. Amin!
IslamBosna.ba;
Përkthim: Miftar Ajdini