17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

CNN pushoi gazetarin që kritikoi Izraelin dhe tha “Liri për Palestinën”

Më të lexuarat

CNN ka pushuar Marc Lamont Hill para disa ditës, edhe pse ishte kontribuues i vjetër kur ai komentoi mbi Izraelin gjatë fjalimit që kishte në Kombet e Bashkuara.

Hill, një studiues i mediave në Universitetin Temple, kishte tërhjekur vëmendje duke thirrur për “Liri për Palestinën, që nga lumi deri tek deti”. Këto fjalë nxitën reagime të konservatorëve dhe nxitën të lëvizin avokatët e Izraelit, që thanë se këto fjalë janë të njëjta sikur të Hamasit dhe grupeve të tjera që duan ta zhdukin Izraelin.

“Marc Lamon Hill nuk është më në kontrat me CNN” ka thënë zëdhënsja e Barbara Levin për Washington Post. Ata nuk u përgjigjen pse e larguan nga puna. Për një gjë të tillë janë përballur me akuza të rënda shumë media.

Hill ka replikuar duke thënë:” Në asnjë pikë nuk kam përkrahur ose të kem përmendur Hamas. Kjo është e pandershme”. “Isha shumë i qartë në komentet e mia duke dashur liri, drejtësi dhe vetëvendosje për të GJITHË”.

Ai pastaj shkroi një letër më të gjatë duke shkruar: “Unë përkrahi lirinë e Palestinës. Unë përkrahi vetëvendosjen e Palestinës. Unë jam kritik i rregullave dhe praktikave të Izraelite”, Hill shkroi: “Nuk përkrahi antisemitizmin, vrasjen e jehudëve ose gjëra të tjera që më janë atribuuar. Kam kaluar gjithë jetën duke i luftuar këto gjëra”./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit