0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çka mund të ndodhë me shqiptarët e Luginës nëse aplikohet “Ahtisari plus” në veri?

Më të lexuarat

Problemi i veriut të Kosovës do të zgjidhet në dialogun e radhës mes Kosovës dhe Serbisë me të ashtuquajturën pako të “Ahtisarit plus” i cili asaj pjese të Kosovës do tijep autonomi shtesë, dhe do të shkaktojë jostabilitet në Ballkan, thuhet sot në analizën e prezantuar të Institutit për zhvillim të politikave në Prishtinë (KIPRED). Kjo sipas analizës ”do te thyej” funksionalitetin e Kosovës si “shtet normal” dhe do të ketë efekte të pa dëshiruara tek fqinjët, dhe në luginën e Preshevës (komunat në jug të Sërbisë ku jetojnë shqiptarët), Maqedoni dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas analizës një zgjidhje e tillë potenciale për veri do të sjell deri te krijimi i dy entiteteve monoetnike-serbve dhe shqiptarëve,në shtetin që do të bëhet jofunksional, sikurse dhe B dhe H.

Mëtej thuhet se në atë rast, Serbet e jugut te Ibrit do të shpërngulen në veri të Kosovës, ndërsa shqiptarët masivisht do të shkonin në drejtim të kundërt, drejt jugut.

”Si rezultat të kësaj, pakënaqësia mes shqiptarëve të Kosovës do të ritet dhe nuk do të mbeten të paprekur as lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Bosnja. Në luginën e Preshevës do të ketë kërkesa për reciprocitet, por në këtë raport nuk theksohet se shqiptarët e luginës janë anash dhe pa mbështetje nga udhëheqësi e Kosovës nga përfundimi konfliktit më 2001”, thekson KIPRED. Mëtej thuhet se mu për këtë shqiptarët e jugut të Serbisë do të migrojnë në Kosovë dhe në Evropë dhe kjo shihet ne komunën e Medvegjës ku kanë mbetur rrth 3.000 shqiptarë. /AT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit