5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Çka ka thënë Allahu për ‘konvertimet’ në Kur’an?

Më të lexuarat


1. Fundja, konvertime besimore apo fetare gjithmonë ka pasur dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi.
Vetë shqiptarët, kaluan nga paganizmi në Krishterizëm e nga ky i fundit kaluan në Islam.
Ashtu si romakët, përkatësisht bizantinët që u mburren me braktisjen e paganizmit (besimin e vjetër) dhe kalimin në Krishterizëm (besimin e ri), njësoj shqiptarët vepruan me braktisjen e Krishterizmit dhe konvertimin në Islam.
As arabët muslimanë kurrë nuk u kthyen në ‘idhujtarinë e dikurshme fisnore’, as turqit e as romakët e krishterë në ‘paganizmin e vjetër etnik’.
Njësoj edhe shqiptarët, pas pranimit të Islamit, kurrë nuk janë rikthyer në Krishterizëm.


2. Në Kur’an, Allahu i Madhëruar e përshkruan një kategori të jobesimtarëve, të cilët kanë bërë manovrime me konvertime besimore, gjatë periudhës së Muhamedit a.s. (shek. VII).
Një herë e kanë deklaruar hyrjen në Islam, pastaj kanë dalë prej tij, pastaj përsëri kanë hyrë në Islam, pastaj përsëri kanë dalë prej tij, duke e fuqizuar mosbesimin e tyre tej mase ( ثُمَّ ازْدَادُوا كُفْرًا), siç ka ardhur në kaptinën En-Nisa, 137.
Sipas komentuesve të Kur’anit, kjo kategori kurrë nuk kanë qenë besimtarë / muslimanë, apo thënë ndryshe kanë qenë hipokritë / munafikë në besimin e tyre.
Ndërsa, sa i përket pjesës “duke e fuqizuar mosbesimin e tyre tej mase ( ثُمَّ ازْدَادُوا كُفْرًا)”, dijetarët thonë se ka të bëjë me përkushtimin e madh të tyre në përgatitjen e mashtrimeve të llojllojshme dhe komploteve kundër muslimanëve (هو جدهم واجتهادهم في استخراج أنواع المكر والكيد في حق المسلمين).
Në lidhje me ta, Allahu thotë: “Ti (Muhammed) lëjmëroj hipokritët / munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.” (En-Nisa, 138)


3. Përtej hipokrizisë besimore, këto ‘konvertimet’ që po ndodhin nëpër kishat katolike, përveçse nuk janë konvertime, në anën tjetër, janë pjesë taktike e një ‘shtabi operativ’, që tash e sa vite po zhvillon një luftë speciale kundër Islamit e muslimanëve!
Kjo vërehet qartazi në deklarimet dhe organizimet e tyre publike, ku ata tashmë haptazi i kanë shpallë ‘luftë publike’ kulturës islame dhe muslimanëve, e që në konvertimet normale nuk ndodhë një gjë e tillë.
Për më shumë, në disa portale u zbulua se po derdhen mjete financiare, pra 3,800 euro për atë që konvertohet në katolik, kurse 5,000 euro nëse shkon edhe në kishë publikisht…!


Vijon…


Nga Orhan Bislimaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit