-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çka janë melaqet?

Më të lexuarat

Çka janë Melaiket?

Melaiket janë një lloj krijesash, të cilat Allahu i ka krijuar dhe ju ka dhënë atyre detyra dhe misione të ndryshme, prandaj besimi në to, në egzistencën e tyre është pjesë e besimit islam, shtyllë prej shtyllave të besimit pa të cilën nuk pranohet besimi i muslimanit. Allahu i ka krijuar ata që ti binden vazhdimisht Atij dhe të mos bëjnë mëkate, thotë Allahu:” Ata (melaiket) nuk i bëjnë mëkat Allahut në atë çfarë Ai i urdhëron si dhe veprojnë çfarë urdhërohen”.1 Poashtu Allahu thotë:” Të (Allahut) tija janë çfarë ka në qiej dhe në tokë, si dhe ata çfarë janë pranë tij (melaiket), nuk janë kryelartë ndaj adhurimi të Tij (Allahut) dhe nuk lodhen kurrë (në adhurimin e Tij). Ata (melaiket) e lartësojnë atë natën dhe ditën dhe nuk plogshtohen duke vepruar kështu”.2 Poashtu i Lartësuari thotë:” Ata janë robër të ndershëm që nuk flasin para Tij ata veprojnë me urdhërin e Tij”.3 Prandaj ehli Sunneti dhe xhemati e shohin obligim besimin në ta dhe në detyrat e tyre, siç kanë ardhur argumentet e vërteta për to, dhe se ato nuk janë vajzat e Allahut, ashtu siç pretendonin mushrikët, Allahu i Lartësuar i ka përgënjeshtruar këta pretendime me fjalët:” Dhe thanë se melaiket janë vajza e ato janë robër të Allahut, a mos vallë kanë qenë prezent kur Ai i krijoi ato, kjo dëshmi e tyre do të shkruhet dhe do të meren në përgjegjësi për të”.4 Gjithashtu ato janë robër të ndershëm të Allahut, të cilët nuk e kundërshtojnë Atë në atë çfarë i urdhëron dhe veprojnë ashtu siç janë të urdhëruar.

Dijetarët e ehli Sunnetit dhe xhematit për besimin në melaiket janë argumentuar me Kuran dhe Sunnet:

Një: Nga Kurani:

1. Fjala e Allahut:” Nuk është mirësi të kthesh kokën nga lindja apo perëndimi, mirëpo mirësi e vërtet është ai i cili beson Allahun dhe ditën e fundit, melaiket, librat, pejgamberët e Tij”.5

2. Fjala e Allahut të Lartësuar:” i Dërguari i besoi asaj qëiu shpall prej Zotit, e ashtu edhe besimtarët, secili i besoi i Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij”.6

3. Allahu ka thënë:” Kush e mohon Allahun, melaiket e tij, librat e Tij, ditën e fundit Ai ka humbur në një devijim të largët”.7

Dy: Nga Sunneti:

Hadithi i Omer ibn Hatabit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në të cilin qëndron se Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, kur e ka pyetur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi

të, për besimin Ai është përgjigjur:” Të besosh Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e fundit, të besosh në kadanë dhe kaderin e tij”8.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit