-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çka ishte shkruar në letrat e dërguar nga Profeti Muhamed alejhi selam tek disa Mbretër?

Më të lexuarat

Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ishte dërguar nga Allahu i madhëruar për të përcjell mesazhin e Islami dhe udhëzim për mbarë njerëzimin. Misioni i tij sal-lAllahu alejhi we selem ishte përhapja e mësimeve të Islamit. Ai ishte dërguar tek arabët, por Islami ishte për tu përhapur për të gjithë botën.
“Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).”(Kalem:52)

Por për shkak të pengesave të mjeteve të udhëtimit të asaj kohe, Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem nuk mund të vizitonte vende dhe kombe të ndryshme për të shpërndarë mesazhin dhe mësimet e Islamit. Ai sal-lAllahu alejhi we selem u dërgoi mbretërve të ndryshëm të asaj kohe letra. Ato letra ishin një ftesë e hapur në Islam.

Këto udhëheqës, mbretër, lider ishin njerëz që nuk ishin nga vendet arabe. Ajo që është për tu gëzuar se feja Islame ka në formën më të mirë të ruajtur brez pas brezi autencitetin e fesë, ku shkenca e hadithit është një ndër lëmit ku bota ka lakmi nga muslimanët. Si është ruajtur Kurani, hadithet dhe historia është e mahnitshme, e për këtë falënderimi i takon Allahut.

Edhe këto letra janë ruajtur në mënyrë të duhur, që ne sot kemi mundësi ti lexojmë dhe të marrim mësime të vyeshme për detyrën tonë të shpërndarjes së Islamit tek të gjithë njerëzit, që drita e kësaj feje të futet çdo kund.

Kopjet origjinale të këtyre letrave që ka dërguar Profeti Muhamed alejhi selam tek udhëheqësit e asaj kohe janë në Muzeun e Medines në Arabinë Saudite. Disa të tjera janë në Stambollë të Turqisë.

Në vitin e 6 Hixhri, Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem i dërgoi letër Al Muqawqis i cili ishte udhëheqësi i Egjiptit. Përmbajtja e letrës ishte të pranonte Islamin.

Atij i ishte shkruar se nëse konvertohesh në Islam dhe beson në Allahu, do të fitosh shumë begati. Shpërblimi tij do të dyfishohej nga Allahu i Madhëruar. Po ashtu letra ishte e shoqëruar edhe me ajete nga Kurani famë lartë.

Po ashtu tregohet në disa rrëfime historike se Mbreti i Persisë, Kozro nuk e pranoi Islami, bile ai e shqeu letrën në disa pjesë. Kur Profeti Muhamed alejhi selam ishte informuar për këtë sjellje të Kozros, ai njoftoi se ky njeri ka kërkuar shkatërrimin e vet!

Profeti Muhamed ndërroi jetë pas disa kohe, por sahabet e tij e panë fundin e mbretërisë Perse të Kosros, e cila u dobësua shumë shpejtë.

Këto letra ishin njoftim dhe hyrje në Islam. Këto letra kishin përfundim të njëjtë, ku shkruhej se nëse nuk kthehen në Islam, ata do të mbajnë barrën e mëkateve të pasuesve të tyre. Kjo është letra e Profetit Muhamed alejhi selam dërguar Nexhashiut, mbretit të Etiopisë në atë kohë.

Këto letra me të vërtetë janë një pasuri e vërtetë për muslimanët, ngase me këto ne jemi mësuar se si ti thërrasim të tjerët në Islam. Kjo letër më poshtë ishte dërguar tek Munzir ibn Sawa Al Tamimi, mbreti i Bahranit.

Kjo tjetra është letër e dërguar tek Muqawqis në Egjipt.

Profeti Muhamed alejhi selam i ka dërguar letër edhe Herakliut i Perandorisë Romake, duke i predikuar Islamin dhe ftesën e tij për tu konvertuar në Islam. Kjo është letra më poshtë:

Përktheu: Nexhmedin Kalisi /KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit