0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çka është sadakaja? | Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Pyetje:

Cili është përkufizimi gjuhësor dhe ai terminologjik (juridik) i sadakasë (lëmoshës) dhe cilat janë disa nga vlerat kryesore të saj?

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Përkufizimi dhe llojet e sadakasë (lëmoshës)

a. Kuptimi gjuhësor dhe terminologjik i sadakasë

Kuptimi gjuhësor i sadakasë është: “Lëmoshë / bamirësi”,- kurse kuptimi terminologjike (juridik) i sadakasë është: “Çfarë i jepet nevojtarëve për hatër (kënaqësi) të Allahut”.

b. Llojet e sadakasë (lëmoshës)

Sadakaja është dy llojesh: e detyrueshme (si: zekati i pasurisë, zekati i fitrit, shlyerja e betimit të pambajtur etj.) dhe vullnetare (si: lëmosha / bamirësia që nuk është e detyrueshme).

Së dyti: Tekste hyjnorë mbi vlerën e sadakasë (lëmoshës)

a. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në Kuranin famëlartë

Ata që japin lëmoshë (sadaka) e që i japin Allahut një hua të mire [bëjnë vepra të mira të sinqerta si: sadakaja dhe harxhimi në Rrugë të Allahut etj., duke synuar shpërblimin e Allahut], qofshin burra ose gra, do t’u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik”;

Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimin monoteist në Zot), Ne do t’ia lehtësojmë atij lehtësinë (rrugën drejt shpëtimit).”;

b. Vlera kyçe të sadakasë pasqyruar në transmetimet profetike

“Kush shpenzon palë [rishtazi / e jep diçka dopje / jep një sadaka haptas e një fshehtas9 në Rrugën e Allahut [në mbarë veprat e mira që kënaqin Allahun], do të thirret nga dyert e Xhenetit: O Robi i Allahut, kjo është mirë… (deri në fragemtin e hadithit): E kush është prej personave të sadakasë [atyre që bëjnë shumë lëmoshë vullnetare, krahas dhënies së zekatit (lëmoshës së obliguar)], ai thirret nga [dera e Xhenetit që quhet] Dera e Sadakasë.”

“Sadakaja (lëmosha) është fakt [argument i qartë se dhënësit i saj beson në Zot dhe në shpërblimin e botës tjetër].”

“Nuk pakësohet pasuria e robit nga dhënia sadaka (lëmoshë)…”

“Kurojini të sëmurët tuaj me sadaka!”

Së treti: Një përmbledhje e vlerave të patjetërsueshme të sadakasë

Thëniet e mësipërme kuranore dha profetike, nxjerrin qartë në pah vlerat e patjetërsueshme në vijim të sadakasë:

1. Sadakja është një vepër tepër madhështore dhe e ngre në grada tepër të larta vepruesin e saj;

2. Sadakaja e mbron dhënësin e saj nga belatë dhe vuajtjet;

3. Sadakaja ka një vlerë madhështore dhe një shpërblim të shumëfishtë;

4. Sadakaja i shuan gabimet dhe i shlyen mëkatet;

5. Sadakaja sjell begati dhe bollëk në pasuri dhe rizk (furnizim);

6. Sadakaja është mburojë nga ndëshkimi dhe është rrugë për të hyrë në Xhenet;

7. Sadakaja është argument i sinqeritetit për Allahun, mbështetjes tek Ai dhe mendimit të mirë që ka njeriu për Të;

Allahu e di më mirë.

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

Burimi:Jetaever8

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit