15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

MPJ e Turqisë përkujton dëshmorët e Çanakkalasë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë përkujtoi dëshmorët e rënë gjatë betejës së Çanakkalasë, me rastin e përvjetorit të 106-të të fitores në këtë betejë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në përvjetorin e 106-të të 18 Marsit, Fitores së Çanakkalasë, përkujtojmë me mëshirë dhe mirënjohje të gjithë dëshmorët e rënë për hir të atdheut, të gjithë heronjtë që shkruan epopenë e lartësuar, në krye me Mustafa Kemal Ataturkun”, thuhet në një mesazh të ministrisë në Twitter.

Mesazh të ngjashëm ka publikuar edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, duke përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë betejës së Çanakkalasë.

Nga ana tjetër, në kuadër të 18 Marsit, ditë në të cilën Turqia përkujton edhe diplomatët e rënë gjatë detyrës, ministria dënoi vendimin për lirimin e terroristit Hampig Sasunyan, i burgosur në SHBA për vrasjen e konsullit gjeneral në Los Angeles Kemal Arıkan në vitin 1982.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit