1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Civilna Zastita’-s rrahë Policinë e Kosovës

Më të lexuarat

Marrja me ‘merimangë’ e automjetit ‘Renault Twingo’ me ngjyrë të verdhë dhe pa targa, e cila ishte parkuar në mënyrë të parregullt në trotuar, ka sjellë sherr në mes të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në sheshin ‘Shumadia’ në veri të Mitrovicës, shkruan KosovaPress.

“Automjeti që është marrë me merimangë nga policia e Kosovës është pronë e Danillo Delibashiq, zëvendësshefit të Civilna Zastita-s, Stevo Paviçeviq. Me të kuptuar se policia po i merrte automjetin, Delibashiq bashkë me disa pjesëtarë të organizatës së tij, ka arritur në vendngjarje dhe kanë sulmuar fizikisht policin me numër 6611 Lubinko Jevtiq. Ata veç sulmit ndaj policit, e kanë sharë e fyer atë me fjalët më të rënda, duke detyruar atë ta kthej automjetin nga ku e kishin marrë”, kanë thënë burimet.

KosovaPress-i ka mësuar se nuk ka pasur ndonjë reagim nga krerët e policisë së Kosovës në veri në lidhje me incidentin, sepse ata nuk kanë dashur të hapin konflikt me Danillo Delibashiq dhe të tjerët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit