10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Civilët në Alepo po përjetojnë “ferr të gjallë”

Më të lexuarat

Civilët në Alepo të Sirisë, pjesën e kontrolluar nga rebelët, po përjetojnë një “ferr të gjallë”, tha shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.

Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

“Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate.

Avionët e regjimit sirian dhe ata të ushtrisë ruse janë duke bombarduar që disa ditë zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo. Atje jetojnë rreth 250,000 civilë. Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët.

“Udhëheqësit e ushtrisë ruse dhe siriane u garantojnë kalim të sigurt rebelëve, nëse tërhiqen nga lagjet”, thuhet në deklaratën që transmetoi agjencia siriane e lajmeve Sana.

Qeveria ka bërë një ofertë të ngjashme edhe në korrik, por rebelët e kanë injoruar atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit