Manchester City duket se e ka të sigurt humbjen e titullit të kampionit në Ligën Premier.
Kampionët e Anglisë janë mposhtur me rezultat 2-1 në udhëtim te skuadra e “dorës së dytë”, Crystal Palace, duke ngecur kështu në pozitën e katërt tabelare.
Djelmoshat e trajnerit Manuel Pellegrini filluan ndeshjen me më shumë energji, por keqpërdorën disa raste të mira shënimi.
Në anën tjetër, vendasit edhe pse krijuan pak raste arritën të kalojnë në epërsi pas më shumë se gjysmë ore lojë mne anë të Glenn Murray (34’).
Goli duket se ua humbi molitin kampionëve, të cilët ngadalësuan lojën dhe pranuan rezultatin në pjesë të parë.
Me të fillar pjesa e dytë, vendasit reaguan në mënyrë të përkryer duke dyfishuar epërsinë kësaj here me anë të Jason Puncheon (48’) dhe duke vjedhur krejtësisht energjinë e mysafirëve.
Gjithë çfarë arritën kampionit ishte ngushtimi i rezultatit në 2-1 falë një goli të shënuar nga Yaya Toure (78’).
Disfata e zbret Cityn nga pozita e dytë në të katërtën, dy më pak se Arsenali, që tash është i dyti, dhe një më pak se rivali lokal, Manchester United, që reshtohet i treti.
Chelsea vazhdon të jetë lider i tabelës me 70 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/