4.5 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Poezi për Ditën e Flamurit, nga Rijad Imeri. Cilët flamur duhet t’i grisim e cilët t’i ngrisim?!

Më të lexuarat

Dita e flamurit…

Në këtë ditë, më shumë se sa kërcimet rreth flamurit, këngët për flamurin, degjenerimet e ndryshme në emër të flamurit, kemi nevojë që ti grisim disa flamuj e disa të tjerë ti ngrisim.

Nëse vërtetë dëshirojmë që ky flamur të valoj i qetë…
le ta ngrisim

flamurin e moralit

flamurin e diturisë

flamurin e drejtësisë

flamurin e dashurisë

flamurin e vëllazërisë

flamurin e bashkimit

flamurin e respektit

flamurin e besnikërisë

flamurin e solidaritetit

dhe flamurin e çdo të mire

e ta shqyejmë

flamurin e korrupsionit

flamurin e hipokrizisë

flamurin e urrejtjes

flamurin e tradhëtisë

flamurin e egoizmit

flamurin e degjenerimit

flamurin e servilizmit

dhe flamurin e çdo të keqeje

Nëse nuk veprojmë kështu, atëherë flamuri do të mbetet vetëm një cop pëlhure që me të i mbulojnë kriminelët krimet e veta, dhe faqezinjët fytyrat e veta.

Dr. Rijad Imeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit