-1.7 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Cili është plani i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta luftuar Islamin te Shqiptarët ?!

Më të lexuarat

Në një intervistë për portalin francez “Politique Internationnale” rrezikun për një përshkallëzim islam radikal ai e quan “skenarë mjaft real”.
Ai e quan Lëvizjen Vetëvendosje alternativen e vetme ndaj këtij skenari, dhe thotë se këtë po e bëjnë me afirmimin e kombit shqiptarë ku pastaj kombi do të ishte më i rëndësishëm se feja. 

Ai madje pohon se në Kosovë ka ekstremizëm fetar dhe se ai është imponuar nga dështimi i të gjitha projekteve politike.

Kjo ishte pyetja e fundit e portalit francez dhe përgjigja e Albin Kurtit, si dhe linku i intervistës së plotë.

Kosova njihet për praktikimin e islamit tolerant, por marrë parasysh mungesën e perspektivës për të ardhmën e rinisë së saj, nuk druani nga rreziku të një përshkallëzimi radikal?”

“Lëvizja Vetëvendosje përbën alternativën e vetme ndaj këtij skenari, mjaft real. LVV përmbledhë të përjashtuarit, të zhgënjyerit e politikave ultraliberale duke e ofruar një projekt konkret politik. Ajo jep shpresë për t’i dhënë fund elitave zaptuesve dhe të korruptuara që e qeverisin Kosovën nga përfundimi i luftës.

Duke këmbëngulur në afirmimin e kombit shqiptar, Vetëvendosje tregon se kombi është më i rëndësishëm se feja; qoftë ajo muslimane, katolike ose ortodokse. Hamasi nuk do të kishte mundur kurrë të imponohej në Palestinë pa dështimin e Fatahut. Njëjtë në Kosovë, ku ekstremizmi fetar nuk do të mund të imponohet pa dështimin e të gjitha projekteve politike. Edhe kjo është arsyeja pse nuk duhet të gabojmë.”

http://www.lapsi.al/lajme/2016/08/09/intervista-albin-kurti-ju-tregoj-projektin-tim-për-kosovën#.WOgAmW997IX

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit