0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Cili është ndryshimi midis marketingut, reklamimit dhe markës?

Më të lexuarat

Studentët e biznesit dhe sipërmarrësit shpesh i shpjegojnë startegjitë e marketingut me “të kesh rrjete sociale,” “të kesh një brand online,” ose “të reklamosh shumë.”

Me qëllim që t’ju shpjegojmë dhe t’ju ndihmojmë të kuptoni këto koncepte; dallimet mes marketingut, reklamimit dhe markës, provoni të zbatoni secilën nga këto koncepte për veten tuaj. Kur ta bëni, ky është konkluzioni që do të arrini.

Marketing quhet mënyra se si e shihni veten.

Marketing është imazhi që ju kërkoni të prezantoni te të tjerët. Fillon me mënyrën si visheni, ngjyrat dhe motivet që përdorni dhe se si dukeni. Ne të gjithë kemi një startegji për këtë. Edhe nëse nuk keni një strategji për paraqitjen tuaj personale edhe kjo konsiderohet në vetvete një strategji.

Ju zgjidhni imazhin tuaj për tu portretizuar si një profesionist biznesi, një rroker, një nerd teknologjie, etj., dhe duke vepruar kështu, përmes pamjes ju shprehni te të tjerët karakterin tuaj, atributet dhe sigurisht vlerën që i ofroni të tjerëve.

Duhet të keni parasysh që përshtypja e parë krijohet nga aparenca juaj. Përshtypjet mund të evolojnë dhe të formohen me kalimin e kohës, por siç e dimë të gjithë ato duan kohë dhe përpjekje që të ndryshohen, kështu që ne duhet të bëjmë më të mirën tonë që në fillim.

Për një biznes, një startegji marketingu konsiderohet mënyra se si doni që të tjerët të perceprojnë kompaninë tuaj. Ajo duhet të përcjellë vizionin dhe vlerat e biznesit dhe t’i shprehë këto në një mënyrë që publiku t’ju njoh dhe të bëj lidhjen me kompaninë tuaj.

Mënyra se si ju “vishni” kompaninë tuaj përcakton sa qartë do të pranohet mesazhi dhe imazhi juaj nga klientët.

Reklamim është mënyra se si ju silleni në publik.

Nëse marketingu është mënyra se si ju e shihni veten, reklamimi përshkruan veprimet tuaj. Si e mbani veten, çfarë ambientesh frekuentoni zakonisht, dhe çfarë thoni janë po aq të rëndësishme sa paraqitja juaj. Të gjitha këto realizohen përmes strategjive të marketingut për tu siguruar që ju keni një balancë mes imazhit dhe veprimeve tuaja.

Përshembull, imagjinoni sikur ju vishni fanellën e skuadrës së Partizanit, bëni dhe një tatuazh me stemën e ekipit dhe gjatë ndeshjes për Kupën e Shqipërisë ju bëni tifo për skuadrën e Tiranës dhe festoni fitoren e saj. Ju do të hutoni, dhe ndoshta do të zemëroni, të gjithë miqtë tuaj dhe ka të ngjarë të dëboheni edhe nga grupi.

E njëjta gjë vlen dhe për startegjinë e reklamimit. Nëse e ekzekutoni atë në vendet e gabuara, me mesazhin dhe tonin e gabuar, në momentin e gabuar, ose për audiencën e gabuar, kjo do të hutoj klientët dhe do t’i largoj ata.

Brandimi është mënyra se si ju shohin të tjerët.

Ndërkohë që marketingu është mënyra se si ti do që të tjerët të të shohin, brandimi është mënyra se si ata vërtet ju shohin. Strategjia juaj e marketingut duhet të vlerësoj brandin tuaj personal. Nëse keni një markë të fortë, ju mund të shpenzoni më shumë kohë duke ndërtuar në të. Nëse keni probleme me reputacionin, ju duhet të fokusoheni në rindërtimin apo ndryshimin e mendimeve.

Shembull, nëse rrjeti juaj profesional beson se ju jeni një mashtrues apo dembel, do t’ju duhet më shumë se një veshje serioze dhe një profil bindës në LinkedIn për të ndryshuar këtë perceptim.

Në mënyrë të ngjashme, nga këndvështrimi i biznesit, mënyra se si konsumatorët e perceptojnë biznesin tuaj është vendimtare për mënyrën se si vendosni të ekzekutoni strategjinë e marketingut dhe reklamimit.

Aplikimi i këtyre koncepteve tek vetja krijon një mënyrë efektive dhe të thjeshtë për të shpjeguar se si çdo koncept mund dhe duhet të zbatohet për biznesin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit