Cili është kuptimi i ateizmit?
Përgjigjja: Ateizëm është të mos pranosh besimin në çfarëdo fuqie që nuk shihet. Një ateist e mohon ekzistencën e Krijuesit(Zotit), profecive dhe ringjalljen (pas vdekjes)
Për çka e kritikoni ateizmin?
Përgjigjja: Ateizmi kërkon një nivel shumë të lartë besimi, nivel që drastikisht e tejkalon besimin fetar.
Përkundrazi, është një besim që bazohet në premisa të rreme dhe imagjinatë të gabuar, ndryshe nga besimi fetar që bazohet në fakte të vetëkuptueshme intuitive dhe të padiskutueshme, të cilat ne i shohim me sytë tanë, si dhe në të vërteta intelektuale e dëshmi të besueshme.
Pra, për të qenë një ateist duhet të imagjinoni sikur në vijim:
A – Universi ishte një produkt i një kombinimi të asgjësë, i cili përfundoi duke u bërë i mahnitshëm, univers i mrekullueshëm që përputhet me masat më të sakta dhe kufijti të.
B – Koincidenca prodhoi kufijtë delikatë dhe konstantet fizike në të cilat u formua universi. Kjo bie ndesh me faktin se ekzistojnë dy kushte që të ndodhë rastësia: vendi dhe koha. Por, ata pretendojnë se universi u shfaq nga askund dhe nga asnjë kohë, gjë që mohon konceptin e rastësisë.
C- Rastësia, së bashku me mjedisin parësor të tokës, prodhoi jetë, baktere dhe njerëz, edhe pse mendja e tashme njerëzore, me gjithë fuqinë e saj të plotë, nuk është ende në gjendje të prodhojë format më të thjeshta të jetës.
D- Të gjitha vlerat etike të cilat ne i konsiderojmë si të vlefshme, kryesisht bien ndesh me materializmin, pasi etika e mirëfilltë përfaqëson një peshë materiale dhe humbje të interesit të kësaj bote; këto janë faktet e dhëna dhe pasojë e materializmit. Ju duhet të besoni në të gjitha këto të pamundshme, në mënyrë që të filloni të bëheni një ateist.
E – Në ateizëm, nuk ka asnjë autoritet intelektual ose material që parandalon asgjësimin e gjithë njerëzve në tokë.
Në fakt, bota materiale nuk e njeh të drejtën dhe të gabuarën, kështu që nga pikëpamja e ateizmit, të mbash gjallë të gjithë njerëzit në tokë, ose t’i shfarosësh të gjithë ata, nuk ka asnjë dallim. Ky këndvështrim ateist është po ashtu i bazuar në besim, por pa ndonjë pikë të diturisë, prova tekstuale, intelektuale ose etike.
“ISLAMI DHE ATEIZMI BALLË PËR BALLË” Dr. HAJTHEM Talat