1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, Hovenier: Duhet të keni besim në SHBA-të, jemi zotuar se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe “ky duhet të jetë ndër hapat e parë”.

Hovenier në një intervistë për Evropën e Lirë ka thënë se të dy vendet duhet të zbatojnë plotësisht detyrime e tyre, ndërkaq tha se shpreson që Qeveria e Kosovës të gjejë një mënyrë për të punuar me ndërmjetësit e BE-së në dialog.

“Nuk e di se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndryshojnë mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik multietnik…

Ambasadori amerikan ka potencuar se për SHBA-të Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk besojnë se duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

I pyetur se cilat janë garancitë që Asociacioni nuk do të përfundojë si “Republika serbe”, ai tha “besoj se duhet të ketë një lloj besimi në SHBA-të dhe zotimet që ne i kemi bërë se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit