8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Cilat janë cilësitë e duhura që duhet ti ketë një shok i mirë?

Më të lexuarat

Pyetje: Nëse një i ri shoqërohet me shumë shokë, cilat janë cilësitë e duhura që t’i ketë një shok i mirë?

Shejkh Uthejmin: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Shoku ka ndikim të madh tek shoku i vet. Për këtë shkak thuhet:

Mos pyet për dikë, por pyet për shoqëruesin e tij. Ngase çdonjëri i shëmbëllen shokut të vet

Ndërsa Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) në një hadith autentik shëmbëllen “shoqëruesin e mirë me atë që bartë misk (parfum). Ose do të ta jap miskun, ose do ta shes atë ose do të vij era e mirë edhe ty. Dhe shoqëruesi i keq është sikurse shembulli i farkëtarit ose do të t’i zhyt rrobat tuaja, ose do të të jap edhe ty erë të keqe.”

Në një hadith thuhet se Porfeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, pra le të shikon secili prej jush se me kë shoqërohet”.

Kini kujdes nga shoqëria e keqe! Mundohu të gjesh shokë të mirë e të ndershëm, të cilët të ndihmojnë të jesh i drejtë dhe i devotshëm, e të ndalojnë nga veprat e turpshme dhe të këqija. Brenda një jave apo dhjetë ditësh, ti ke mundësi të njohësh shoqërinë nëse janë të duhur që të rrish me ta apo jo. Qëndro larg e më larg atij që nuk ka hajr në të, pa e marr parasysh nëse problemi qëndron në mendimet, besimin (akiden), moralin apo adhurimin (ibadetin) e tij.

E lus Allahun që të na bëj të mundshme që të kemi shokë të mirë, ngase Ai ka mundësi për çdo gjë.

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit