3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cila është begatia e banorëve të Shamit?!

Më të lexuarat

Shami -siç është tokë e bekuar-, mban edhe njerëz të begatë.

Profeti -alejhi selam- thotë:
“Shami është toka e zgjedhur e Allahut. Atje mblidhen të zgjedhurit e Allahut prej robëve të Tij”
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi etj dhe e saktëson shejh Albani.

Shami për shkak të kësaj karakteristike ka pasur numrin më të madh të profetëve dhe të ndjekësve të tyre. Vetëm te Beni Israilët thuhet se janë dërguar një mijë profetë siç e ka përmendur Shejhu i Islamit Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë-.
Prej profetëve të Beni Israilëve të përmendur në Kuran janë: Musai, Haruni, Daudi, Sulejmani, Zekerija, Jahja dhe Isai -alejhim selam-.
Ndërsa para Beni Israilëve janë: Ibrahimi, Luti, Is’haku, Jakupi -alejhim selam-

Shami, për shkak të dërgimit të numrit të madh të profetëve, është emërtuar me nofkën “Vendi i shpalljes”, apo “Vendi i profetëve dhe streha e tyre”.
Gjeografi dhe historiani i njohur i Islamit, El-Kaz’uini -Allahu e mëshiroftë-, thotë:
“Shami është Toka e Pastruar (d.m.th. nga shirku dhe idhujtaria), të cilën Allahu e ka bërë: vendin e profetëve, vendin e zbritjes së shpalljes dhe strehën e profetëve dhe të dashurve të Tij. Ajri i saj është i këndshëm, uji i saj është i ëmbël dhe banorët e saj janë më të mirët e njerëzve në: paraqitje, moral, veshje dhe pamje.”

Këto fjalë tregojnë se trashëgimia profetike e Shamit ka ndikuar shumë në këtë vend, deri dhe në natyrën e njerëzve, kulturën dhe sjelljen e tyre, të cilat janë të dukshme edhe sot e kësaj dite.

Shkëputur nga libri: “Shami dhe Veçoritë e tij në Islam”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit