0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çifti Erdogan merr urime për shërim të shpejtë pasi rezultoi me koronavirus

Më të lexuarat

Çifti Erdogan merr urime për shërim të shpejtë pasi rezultoi me koronavirusPasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se doli pozitiv në testin e koronavirusit (Covid-19), filluan të postohen urime për shërim të shpejt

Pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se doli pozitiv në testin e koronavirusit (Covid-19), filluan të postohen urime për shërim të shpejtë.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop postoi një mesazh në median sociale.

“Telefonova Presidentin tonë, testi i të cilit për Covid-19 rezultoi pozitiv. U përcolla urimet e mia më të mira atij dhe bashkëshortes së tij, e nderuar Znj. Emine Erdogan. U uroj atyre dhe të gjithë pacientëve tanë shërim të shpejtë nga Allahu”, shkroi Sentop.

Edhe Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, në postimin e tij shkroi: “Zoti President, të shkuara. Lutjet tona janë me ju. Ju uroj shërim të shpejtë nga ju dhe bashkëshortes tuaj të shtrenjtë”.

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu në mesazhin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkroi: “I përcjell urimet më të mira Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan, të cilët rezultuan pozitiv me koronavirus dhe u uroj shërim të shpejtë”.

Edhe Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli, shkroi: “I përcjell urimet më të mira Presidentit dhe bashkëshortes së tij të nderuar. Lus që Zoti t’ju shërojë.”

Kryetarja e Partisë IYI, Meral Aksener, shkroi: “Z. Recep Tayyip Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan, u uroj shërim të shpejtë dhe të shkuara.”

Mesazhe për shërim të shpejtë postuan edhe Mustafa Destici, kryetar i Partisë së Bashkimit të Madh (BBP), Kryetari i Partisë Saadet, Temel Karamollaoglu, Kryetari i Partisë DEVA Ali Babacan, Kryetari i Partisë së Ardhmërisë Ahmet Davutoglu, Kryetari i Partisë Yeniden Refah, Fatih Erbakan dhe Kryetari i Partisë së Ndryshimit të Turqisë Mustafa Sarıgul.

Edhe Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik, Drejtoi i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin u uruan shërim të shpejtë çiftit Erdogan.


/trtshqip

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit