Çifti bashkëshortor nga India kishin rrëmbyer vajzën katërvjeçare të fqinjëve, dhe për së gjalli e kishin copëtuar dhe më pas gjymtyrët e saj i kishin hedhur në arën e babait të saj.
Ata këtë krim monstruoz e kanë kryer, duke shpresuar se kjo do t’ju ndihmojë që të kenë një djalë, pasi kishin tri vajza dhe ishin në kërkim të trashëgimtarit, transmeton Telegrafi.
Satish Sing 35-vjeç dhe Namita 30-vjeçe nga Utar Pradeshi i Indisë, kishin mbetur zemërthyer kur djali i tyre i vetëm ndërroi jetë kur ishte vetëm 18 muajsh.
Ndërkaq në rrëmbimin e vajzës u ka ndihmuar babai i Satishit, Kabol Sing 60-vjeç, i cili në fund ia mori jetën vogëlushes Akshiti të cilës ia preu fytin.
Çifti Sing kishin vizituar “mjekun spiritual” Vriksh Palu 50-vjeç, i cili u kishte thënë se duhet të sakrifikojnë një vajzë, duke i prerë dorën, këmbën dhe veshin derisa ajo është ende gjallë, kurse këto gjymtyrë të trupit t’i lënë në një vend ku prindërit e saj mund t’i gjejnë lehtë.
Dhe pas vrasjes monstruoze, dyshja Sing gjymtyrët e trupi të katërvjeçares i kishin lënë në arën e babait të saj, i cili i kishte gjetur disa ditë më vonë.
Por, policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar Vriksh Palun dhe Kabola Sing, kurse Satish dhe Namita janë në arrati. /tg