15 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Putin qesh me lot pasi ministri i tij propozon t’i shesë mish derri një vendi mysliman (VIDEO)

Më të lexuarat

Reagimi i presidentit rus, Vladimir Putin ndaj deklaratës së ministrit të Bujqësisë, Aleksander Tkaçov ka ‘ndezur’ rrjetet sociale.
Putin nuk ka mundur ta mbajë të qeshurën kur Tkaçov propozoi rritjen e eksporteve të mishit të derrit në Indonezi vend ky me shumicë myslimane.

Në një takim të politikanëve rusë në Voronezh, Tkaçov foli për faktin se Gjermania eksporton 3 milion ton mish derri në baza vjetore, transmeton lajmi.net.

“Çdo vit eksportohen tre milionë ton mish derri në Kinë, Indonezi, Japoni”, ka thënë Tkaçov ndërsa Putin ka qeshur me të madhe.

“Por Indonezia është një vend me shumicë myslimane, derri nuk lejohet atje”, është përgjigjur presidenti rus.

Ministri i Bujqësisë ia kthehu Putinit me pyetjen se ‘cili është ndryshimi?’.

Pas kësaj Putin ka mbuluar fytyrën me duar dhe ka vazhduar të qeshurën.

https://www.youtube.com/watch?v=ENtLG5rnO68

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit