Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se në Serbi do të dëshironte të shihte një qeveri properëndimore.
Përveç kësaj, ai ka thënë se Serbia duhet të kthehet kah perëndimi dhe se “nuk ka alternativa të tjera”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Siç shpjegoi ai, do të dëshironte të shihte një qeveri që është e aftë të kapërcejë sfidat dhe që dëshiron të shkojë drejt Perëndimit, sepse është shumë e qartë se “populli i Serbisë e zgjodhi atë”.
Ndërsa i pyetur se sa ndikon kriza në Ukrainë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, ai u përgjigj se mendon se “hap sfida, por edhe mundësi, siç bëjnë të gjitha krizat”.
“Sa i përket sfidës, e di që shumë serbë ndihen sikur janë në një pozitë të vështirë, por gjithashtu mendoj se për sa i përket shumë serbëve, është vendosur dhe se ata mendojnë se Serbia duhet të kthehet në Perëndim”, ka përfunduar Hill. /Telegrafi/