4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Chollet pas takimeve në Prishtinë: Bisedë e mirë rreth dialogut – vlerësojmë angazhimin konstruktiv të Kosovës

Më të lexuarat

Këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, ku përveç liderëve të shtetit takoi edhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Chollet pas takimit me liderët shtetërorë në një postim në Twitter tha se ka pasur bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut.

Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv dhe fleksibil të Kosovës.

“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin rreth dialogut. Vlerësojë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibil. Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Chollet në Twitter.


Chollet në Twitter ka njoftuar për të gjitha takime që ka pasur në Kosovë, atë me presidenten Vjosa Osmani, liderët e partive opozitare, Listën Serbe, përfaqësuesit e shoqërisë civile, etj.

Ndryshe, këshilltari amerikan pas takimeve në Kosovë në një takim me gazetarë tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës propozime konkrete.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, u shpreh ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit