0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Charlie Hebdo” përfundon në gjyq, ironizoi me viktimat e tërmetit në Itali

Më të lexuarat

Revista satirike “Charlie Hebdo” është vënë sërish në qendër të akuzave, këtë herë pasi ka guxuar që me kopertinën e saj të vendosë në lojë tërmetin që goditi Italine qendrore dhe që shkaktoi rreth 300 viktima.
Amatrice, qyteti i cili pati edhe dëmin më të madh nga kjo fatkeqësi natyrore, ka vendosur ta padisë revistën franceze. Në kopertinën e saj shfaqen dy njerëz të plagosur, të cilët karikaturistët i kanë cilësuar si makarona “penne me salce domate”, e ndërsa kolapsit të ndërtesave të shkatërruara i kanë vendosur nofkën “lazanje”.
Pas zemërimit që shpërtheu në Itali nga këto karikatura, revista publikoi një tjetër skicë ku shkruante: “Italianë, nuk jua ndërtoi “Charlie Hebdo” shtëpitë tuaja që u prishen aq shpejt, por mafia!”.
Amatrice, shtëpia e specialitetit “Spaghetti all’Amatriciana”, u shkatërrua thuajse plotësisht nga tërmeti i 24 gushtit. Autoritetet lokale i quajtën karikaturat si makabritet, pa sens dhe ofendim absurd i viktimave.
Ata edhe më herët kishin bërë karikatura ndaj Profetit Muhamed duke e quajtur terroristë e plotë gjëra të tjerë, ndërsa kjo ishte quajtur liri e shprehjes!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit