14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Charlie Hebdo kritikohet për karikaturën e Aylan Kurdit

Më të lexuarat

Revista satirike franceze Charlie Hebdo po përballet me një tjetër reagim të ashpër, për shkak të përshkrimit të Aylan Kurdit, fëmijës sirian, i cili është mbytur në brigjet turke, si një të rritur që “kryen sulm seksual në Gjermani”.
Karikatura paraqet trupin e Aylanit së bashku me një titull që sugjeron se ai do të bëhej “përdhunues në Gjermani”.

Karikatura pason raportet se banda të migrantëve kanë kryer sulme të organizuara seksuale në Këln të Gjermanisë, natën e Vitit të Ri.

Revista është kritikuar gjerësisht në mediet sociale dhe është akuzuar për racizëm.

Përdoruesit në Twitter e kanë cilësuar karikaturën si “të pështirë dhe pa shije”.

Karikatura kontroverse vjen një javë pas përvjetorit të parë të sulmeve në revistë, të cilat kanë lënë të vrarë dhjetë pjesëtarë të stafit.

Ekstremistët islamikë kanë thënë se kanë kryer sulmet për shkak të karikaturave që i ka bërë revista Charlie Hebdo Profetit Muhamed.

Fotografia e Aylan Kurdit, i mbytur në brigjet e Turqisë shtatorin e kaluar, është bërë simbol i migrantëve dhe refugjatëve që ikin nga luftërat dhe mizoria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit