4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çfarë treguan këto palë zgjedhje? – Genc Plumbi

Më të lexuarat

 

– Thellimin e fenomenit të blerjes së votës, treguesin më të qartë të mjerimit ekonomik dhe identitar të shqiptarëve.

– Rënien e një modeli të blerjes si LSI dhe ngritja e një modeli tjetër të blerjes si kaurri Tom Doshi.

– Myslimanët edhe pse dolën pjesërisht nga indiferenca elektorale, Rama ka arritur t’i binde se me mua jeni më afër Turqisë dhe Erdoganit, madje edhe më afër Islamit.

– KMSH-ja është një institucion që orientohet nga rruga e Elbasanit në lidhje me pozicionimin politik. Kësaj here në shërbim të klanit sorrist të Veliajt dhe Ramës me garanci amerikane për mos cënimin e pozitës së tyre nga presioni i Turqisë.

– Veriu mbetet garancia e mosinstalimit të diktaturave, qofshin ato totalitare apo liberale, si ajo e Ramës dhe Veliajt.

– Zona 8 e Tiranës mbetet një zone antikomuniste dhe autoktone që mban qëndrim të qartë ndaj çdo diktature që përpiqet t’u imponohet shqiptarëve.

– Tekfiristët janë një sëmundje e rrezikshme për komunitetin e myslimaneve, si një rracë që nuk mban asnjë përgjegjësi fetare dhe shoqërore, por që me injorancën e tyre kundër tagutit mund të sjellin në pushtet një tagut më të madh, siç është Tom Doshi.

– Nxorrën në pah nevojën emergjente të orientimit masiv të votës së përçare të myslimanëve, një detyrë që bie mbi supet e hoxhallarëve në vitet në vazhdim. Zgjedhjet e ardhshme vendore duhet të shërbejne si një test këtë qëllim.

Shqiptarët janë një popull i mirë, por i lodhur nga një diktaturë e gjatë dhe një zhgënjim i madh politik për gati 30 vjet. Forcimi i identitetit islam të shqiptareve dhe forcimi i pozitave të myslimaneve në të gjitha fushat janë garancia e vetme për një të ardhme dinjtoze dhe të sigurtë kundër asimilimit të tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit