3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çfarë thonë sirianët refugjatë në Paris për sulmin terrorist atje

Më të lexuarat

“E dimë si është kur të sulmon dikush. E kemi përjetuar”. Kështu ka thënë Eyadi, 28 vjeçari që po qëndron në Paris si refugjat
Terrori është më se i njohur për të gjithë sirianët që po jetojnë si refugjatë në Francë. Të gjithë ata kanë ikur nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit brutal që po zhvillohet atje, duke përfshirë atë të ISIS’it dhe regjimit të Bassar Al Assad’it, shkruan Huffington Post.

Siriani refugjat Eyad, po mundohet të gjejë ndonjë mënyrë për të ndihmuar. Ai ka krijuar një banner në Facebook me logon “Paris Peace”, ndërkaq që ka filluar me organizimin e një eventi në Universitetin ku ai po mëson gjuhë frënge dhe po përgatitet që të marrë bursë studimesh.

“Ne nuk jemi francezë, por po jetojmë në Francë. Kësisoj, ne do të duhej të bëjmë diçka për këtë qytet që po na mban, qytetin që na ka lënë të hyjmë”, ka thënë Eyad. “Duhet të bëjmë diçka për të ndihmuar dhe t’i themi popullit francez ’Ne jemi me ju dhe do të qëndrojmë bashkë’”, ka shtuar Eyad.

“Njerëzit në Paris janë të pikëlluar dhe konfuzë dhe nuk mund të mendojnë qartë. Ata po mundohen ta gjejnë dikë për ta fajësuar për situatën e krijuar”, ka thënë sirianja 23 vjecare Nora, studente e kinemasë në Paris. Ajo kishte ikur nga Siria para katër viteve.

Por jo të gjithë francezët mendojnë njësoj. Nora thotë se me të ndodhur rasti shoqëria e saj franceze e kanë thirrur për ta pyetur se a ishte mirë. Sipas Norës, shoqëria e saj e dinë dallimin mes sirianëve dhe terroristëve, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit