1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë thonë gazetarët për Albert Berishën të dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja?

Më të lexuarat

Albert Berisha, djaloshi 29 vjeçar nga Prishtina që kishte shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg, nga organet e drejtësisë në Kosovë. Megjithëse ai ka mohuar akuzat, ku ai në emisionin Info Magazine ka thënë se asnjë plumb nuk e shkrepur, e aq më pak të merrte pjesë në ndonjë grup të shpallur terroristë nga organizatat ndërkombëtare.
Kushtrimi Sadiku, gazetari i cili e kishte ftuar Albert Berishën në emisionin e tij për të rrëfyer se si ai kishte depërtuar në Siri, dëshpërimin e tij dhe mesazhin e tij që ishte :“Ju bëjë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në Kosovë, të japin kontributin e tyre për këtë vend, për vendin tonë dhe për familjet tona”.
Kushtrimi ka postuar në Facebook lajmin, e pastaj në përkrahje të idesë së tij kanë qenë edhe analisti Nexhmedin Spahiu, njerëz nga shoqëria civile të cilët kanë thënë:

Screenshot_71

Vesa Kelmendi shprehet kështu: ” Kushtrim kur e ndegjova sot lajmin jam jashtezakonisht e deshpruar me sistemin e drejtesise ne Kosove, nje djalosh si Alberti nuk meriton te mar denim 3 vjet e gjysme, sepse ky ishte i vetmi qe mori guximin te dal publikisht te ndaje me neve historine rreth udhetimit per ne Siri.. Duhet te gjithe te kontribojne qe te mos lejojme qe njerzit e tille te mbesin ne burgje por t’i integrojme..Bravo Klan Kosoves per inicativa te tilla dhe ty per reagim”
Agim Ramadani shprehet kështu në komentin e tij: ” Menoj se si shoqëri duhemi me dalë me ndezë qira të teatri për drejtësinë e Kosovës, e cila pernime ka kohë që ka vdekë. Në ni shtet ku lulëzon krimi dhe bandat mafioze osht shumë normale që njeriu i rendomtë me hangër me pagu për krejt deshtimet e këtij sistemi. Ndiej keqardhje t’madhe për kit vendim ndaj Albertit, uroj që instancat tjera siç jon shkalla e dytë me shfuqizu kit vendim edhe pse sinqerisht vendimi i parë e len atë shijen e keqe se këtu gjithëçka ka veç gjyqësor t’pavarun jo.
Për politikat e shtetit me risocializim dhe integrim, menoj që jon veç faslla sa për me ju çitë hi syve popullit dhe ndërkombëtarëve, kjo elitë kur ka tradhëtu gjakun e deshmorit dhe sakrificen e brezave të tërë pse menojmë na që edhe neve nuk na bon kurban për interesa të tyne. Respekt Klan Kosoves për intervisten!

Nërsa analisti ka Nexhmedin Spahiu ka shkruar lidhur me këtë lajm: “Kushtrim B. Sadiku, meqe e ke pase musafir ne emision. ku ti dhe ai se bshku keni kontribuar me shume se te gjitha institucionet se bashku kunder shkuarjes se te rinjeve kosovare ne lufterat e huaja, te takon te marresh nje nisme, per mosdenimin e Albert Berishes. Vertete sistemi yne i drejtesise perbehet nga debilet sepse po te kishim gjykates e prokurore te motivuar patriotikisht per interesat e Kosoves, nuk do ta denonin kete djale. Prandaj te ka hije ta besh urgjentisht nje emision kushtuar gjykatesve tane debile dhe nismes per mosdenimin e ketij djaloshi.

Në këtë mes ka shkruar edhe Arbër Vokrri nga shoqëria civile i cili ka thënë: ” Ky vendim i Gjykates paraqet edhe nje shembull per deshtimiin e sistemit te drejtesise ne Kosove. Do permendur se ne mesin e te gjykuarve ka pasur te tille qe e kane pranuar pjesemarrjen ne organizata terrorriste, dhe te tille qe kane pjesemarre ne luftime, e qe nuk kane marre kesi denimi si Alberti, per te cilin nuk ka mundur as te sajohet e lere me te gjindet ndonje deshmi e anetaresise apo angazhimit ne grupe terroriste.
Gjithashtu ky rast e provon se shteti i Kosoves nuk eshte i interesuar as ta marre pergjegjesine per nxitjen e terthorte apo miratimin e pjesemarrjes se qytetareve te vet ne anen e luftes se armatosur kunder diktatures se Assadit ne Siri, e as ta inkurajoje de-radikalizimin e rinise fetare ne vend. Mesazhi eshte “ne ua hapim rrugen te shkoni ne Siri, dhe per ju nuk do te kete kthim prapa”./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit