5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Çfarë të bëni për të parandaluar hemorroidet?

Më të lexuarat

Të parandaloni hemorroidet është më lehtë se që keni menduar. Me pak ushtrime fizike, ushqim të kujdesshëm dhe ndryshime në shprehi, ju mund të çliroheni nga hemorroidet.

Për të parandaluar hemorroidet ju do të keni nevojë për:
– Vullnet
– Vetë-disiplinë
Paralajmërim: Këshillohuni me mjekun tuaj para se të ndryshoni ushqimin ose të filloni planin e ushtrimeve.

Hapi 1 – Pini së paku tetë gota të mëdha ujë në ditë për të reduktuar rrezikun e dehidrimit, që është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të hemorroideve.

Hapi 2 – Hani ushqime të cilat janë të pasura me fibra, si drithëra të plota, cereale (ushqime të thata drithërash), dhe perime të freskëta. Fibrat ndihmojnë që ushqimi të lëvizë rregullisht dhe me butësi nëpër zorrë.

Këshillë: Kufizojeni konsumimin e mishit të bardhë, nishestesë, dhe ushqimeve të tjera të cilat kanë pak fibra në përbërje. Thjesht thoni JO kafesë dhe alkoolit.

Hapi 3 – Patjetër ndani 20 deri 30 minuta në ditë për ushtrime fizike për të stimuluar funksionin e zorrëve.

Hapi 4 – Lëvizni më shumë për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Nëse duhet të qëndroni ulur për periudha të gjata, mundohuni të bëni pauza të shkurtra kohë pas kohe.

Hapi 5 – Mos pritni gjatë për të shkuar në tualet. Nëse keni nevojë të zbrazni zorrët, shkoni sa më herët që mundeni. Kur jeni në tualet, relaksohuni; tendosja (dhënia zor) vetëm se do t’i përkeqësojë simptomat.

Këshillë: Caktoni një kohë të caktuar në ditë për ta përdorur tualetin. Shprehitë e rregullta janë pjesë e rëndësishme e shëndetit digjestiv.

Hapi 6 – Fokusohuni në ushqim, stërvituri rregullisht, pini sa më shumë ujë, dhe krijoni shprehi të mira të shkuarjes në tualet. Ju do t’i parandaloni hemorroidet dhe do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Fakt: Tre në katër njerëz i përjetojnë hemorroidet gjatë jetës së tyre. /Mjeku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit